Johan Wedephul, CDU/CSU/ Zgjedhjet parlamentare, parakusht për integrimin. Shqipëria të plotësojë 15 kushtet para nisjes së negociatave

373
Sigal

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU-së në Bundestag, Johann Ëadephul: Shqipëria të plotësojë 15 kushtet para nisjes së negociatave

Zgjedhjet parlamentare, parakusht për integrimin e Shqipërisë

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU-së në Bundestag, Johann Wadephul, përshëndet marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore. Johann Wadephul inkurajon negociata të mëtejshme mes palëve, në mënyrë që 15 kushtet e lëna nga Bundestag-u gjerman, të plotësohen përpara mbajtjes së konferencës për negociatat. Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU-së në Bundestag, Johann Wadephul: “Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të Reformës Zgjedhore, duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria, para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve, të cilat duhet të tejkalohen, me qëllim garantimin e të drejtës së votës, në përputhje me standardet e BE-së dhe OSBE-së. Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE-së. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!”

 OSBE: Zgjedhjet e 30 qershorit 2020, pa garë, elektoratit iu bë presion

OSBE-ja në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, shkruan se zgjedhjet vendore u zhvilluan të njëanshme, pa garë, pasi në shumë bashki, kishte vetëm një kandidat, pasi opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar. Gjithashtu, OSBE-ja, evidentoi se ndaj elektoratit u ushtrua presion politik, gjithashtu, u vu re edhe parregullsi e madhe në numërimin e votave, sa edhe rezultati zgjedhor u anullua disa herë, derisa u dha pas 27 ditësh. Në ato zgjedhje, edhe përqindja e elektoratit, që mori pjesë në votime, u shtua në mënyrë fiktive, pasi, pas 27 ditësh, çuditërisht, shifrat e publikuara nga KQZ-ja ishin shumë herë më të larta, nga votuesit që shkuan dhe votuan në 30 qershor 2019. Pra, kur edhe pa opozitën, mazhoranca socialiste zhvilloi zgjedhje vendore në 20 qershor 2019 me kaq probleme elektorale. Prandaj, disa herë, reforma zgjedhore nuk është garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por është vullneti politik, ai që certifikon, mënyrën e zgjedhjeve, ngaqë vota dhunohet, shitet, blihet, manipulohet.