Jakup B.Gjoça: Liria e medias dhe mercenarët e huaj

406
Sigal

Mercenarët e huaj të Rilindjes

Jakup B. GJOÇA

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu mbështetjen e tij në regjistrin për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut.  Desir tha: “Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave.”  Ndërkohë, Desir deklaroi se qeveria shqiptare kishte bërë “shumë përmirësime” në një iniciativë të kundërt me atë të Maqedonisë së Veriut, e cila përfshinte dy projektligje që rregullojnë median në internet, dhe të cilat konsiderohen gjerësisht që cenojnë lirinë e mediave.  qëndrimi i zyrës së tij ndaj hartimeve të qeverisë shqiptare erdhi vetëm disa ditë pasi Kryeministri Edi Rama mori Kryesinë e OSBE-së për vitin 2020. Komisioni Evropian dhe Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut thanë që projektligjet nuk ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, në vend të kësaj, qeveria shqiptare të promovojë vetë-rregullimin. Atëhere, ne shqiptarët kë të besojmë? Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu mbështetjen e tij në regjistrin për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut? Apo Harlem Desir, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias,  që deklaroi se qeveria shqiptare kishte bërë “shumë përmirësime” në një iniciativë të kundërt me atë të Maqedonisë së Veriut, e cila përfshinte dy projektligje që rregullojnë median në internet? Harlem Desir, kur mbështet çdo iniciativë politike të kryeministrit Rama, ndërkohë që të gjithë institucionet politike ndërkombëtare, të cilat e kanë dërguar Desir, si përfaqësues diplomatik të tyre në Shqipëri, shprehen diametrikisht kundër, natyrisht pushon së qënuri diplomat dhe përfaqësues i institucioneve evropiane demokratike, sepse bëhet mercenar i kryeministrit Rama. Të tillë diplomatë në Shqipëri nuk kryejnë misionin e tyre diplomatike, që të jenë në Shqipëri garantuesit e të drejtave themelore të Njeriut, të standardeve demokratike evropiane, por bëhen mercenarë, legjionarë të kryeministrit Rama. Ose, më saktë të tillë diplomatë në Shqipëri, bëhen  TË PËRDORSHËM, nga kryeministri Rama, në shërbim të qëllimeve personale, për të kapur çdo pushtet në Shqipëri. Kujtojmë këtu, ish ambasadorët Lu dhe Vllahutin, reforma e të cilëve në Drejtësi, jo vetëm që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, por prodhoi edhe Dvoranë dhe Denar Biba, të cilët përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë në vendimmarrjet e tyre.  Kryeministri Rama, pardje, në Kuvend, në ligjëratën e vet pohoi se projektligji që diskutonte Kuvendi për Antishpifjen është këshilluar dhe ka miratimin e OSBE-së në Tiranë, pra edhe miratimin e përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir,ndërkohë që KE, PE, PPP deklarojnë se ky ligj do të rrezikojë edhe kryesimin e OSBE-së, por edhe do t’i mbyll portat e negociatave Shqipërisë. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, duke nbështetur këtë ligj të kryeministrit Rama, sillet njësoj, sikurse edhe Borchardt, që u ngriti gishtin e mezit protestuesve, por kësaj here Harlem Desir  u ngrë “gishtin e mesit” institucioneve të PE, KE, PPP, të cilat reaguan ashpër kundër ligjit të censurës të kryeministrit Rama.  Nëse Harlem Desir, do të guxonte, që në vendin e vet, të shprehte këtë qëndrim politik miratues ndaj një ligji censure të kryeministrit, jelekverdhët do ta zvarritnin tek Harku i Triumfit në Paris dhe do të kishte të njëjtin fund që kanë mercenarët e politikës.