Prof.Dr.Elmaz Sherifi: Paralajmërimi i “rënies së piramidës së Rilindjes”

428
Sigal


Prof. Dr. Elmaz Sherifi
: Paralajmërimi i “rënies së piramidës së Rilindjes!

Kristiani Orthodoks Rama, para se të takohej me Papën, deklaroi se ishte shndërruar në besimtar katolik.
Pas rënies së tërmetit në fjalorin e tij vend më të madh ka referimi të Kurani!
Në takimin që bëri Erdogani me udhëheqës të Lidhjes Islamike në përbetimin e tij, ishte gati të betohej mbi Kuran!
A po e ndryshon përsëri besimin Rama?
Kushtetuta ia garanton lirinë e besimit dhe e drejta e besimit nuk mund të cenohet nga asnjë pushtet. Por Rama kështu i ka ndryshuar edhe bindjet politike e ideologjike.
Fillimisht u përfshi në PD. Pasi e larguan, krijoi një parti me prirje anarkiste. Bëri edhe një libër, ku kërkonte që komunistët e shndërruar në socialist të ndëshkoheshin!
Dëshira e pakontrolluar për pushtet e shtyu me marifet drejt PS, deri sa u bë edhe kryetar i përhershëm i saj.
Pasi erdhi në pushtet, u shndërrua në ‘rilindas”, dhe po e spastron partinë nga të gjithë themeluesit që nuk “këndojnë internacionalen”!
Pra, bindjet politike dhe fetare, po i ndryshon si ngjyrat me “penelin e piktorit” dhe prandaj nuk po shikohet me si “njeriu i shpresës”, por, si “vrasës i besimit”.
Tani Rama i kontrollon të gjitha pushtetet, por dështimet nuk mund t’i justifikojë me akuza ndaj të tjerëve. Sepse ka pushtetin qendror dhe atë vendor. Ka 122 deputetë dhe të gjithë Këshillat e Bashkive e kryetarët e tyre. Me ligjin e censurës synon edhe eleminimin e pushtetit mediatik.
Por në këtë proces anormal e pangopësie me pushtet, “rrethi i madh” po mbyllet, duke i humbur një e nga një aleatët. Po humbet shumë nga aleatët brenda rilindjes. Humbi aleatët politike dhe i ka kundra LSI, PBDI, PDNj, dhe pas 21 vjetësh në pushtet dhe 6 vjetësh kryeministër ka humbur edhe besimin e të rinjve, të cilët po largohen masivisht nga Shqipëria. Tani kanë filluar të dyshojnë te ai edhe deputetët e sajuar.
Po humbet udhëheqësinë e Kosovës. Nuk e mbështetin më në “iniciativat” e tij personale, as Presidenti Thaçi, as ish kryeministri Haradinaj dhe as kandidati për kryeminister Albin Kurti. Edhe faktori ndërkombëtar ka filluar të njoh realitetet politike në Shqipëri. Prandaj për hapjen e negociatave me BE janë vënë kushte. Përfaqësuesit e KE në Tiranë e konsideruan Ligjin Antishpifje jashtë standardeve europiane.
Ambasadori i SHBA në Kosovë deklaroi se ndryshimi kufijve të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë në projektet amerikane, alternativë që mbrohej nga Rama në emër të tyre. Tani as Presidenti Thaçi nuk mbështet nismën e Vuçiç e Rama për Shengenin Ballkanik.
Problemet e mprehta të keqqeverisjes, nuk mund të mbulohen me mbajtjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kur vetë Rama fillimisht nuk pranonte të vendosej ky regjim politik e juridik.
Pesha e stërmadhe e pushteteve do i “thyej këmbët e dobëta” të rilindjes.
Miratimi i ligjit të censurës është paralajmërimi i “rënies së piramidës”!