Ja urimi që Presidenti Meta ka për Kreun e Ri të Shtetit, Bajram Begaj

151
Sigal

Presidenti Ilir Meta tha në një emision se ka pasur komunikime me disa deputetë, si Tritan Shehu, para se të dekretonte lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të FA-ve.

Meta tha se nuk ka pasur komunikime me kreun e PD, Sali Berisha, duke theksuar se vlerësonte energjinë e tij.

“E kam firmosur dekretin në konsullatë, është tokë shqiptare. Askush nuk e ndalon Presidentin të firmosë dekretet”, tha Meta.

Sipas tij, për një gjë që do të firmosej dhe nuk kishte arsye për të mos e dekretuar lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të FA, apo për të vonuar procesin.

I pyetur nëse Bajram Begaj do të ishte një President i njëanshëm, Meta tha se “e ka dekretuar si shef Shtabi pasi përveç karrierës ushtarake kishte një formim edhe në fushën e mjekësisë”.

“Uroj të jetë një President i shkëlqyer”, tha Meta, duke shtuar se “jam shumë i lumtur nëse do të jetë zgjedhja e duhur për vendin”.