Ja spiunët që survejojnë 6 Presidentët e Republikës

389
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Para 8 ditësh u publikua skandali i vjedhjes së të dhënave sensitive të  qytetarëve shqiptarë, ky dokument u gjend në serverat e PS duke u keqpërdorur në shkelje të ligjit. Një fakt shkoues ky, pasi nuk mundet që askush të hyjë te të dhënat personale të mbrojtura.

Ato zotëronin në database me 910 mijë njerëz në Tiranë, ku kishin upzurpuar të dhënat si numri i ID, numri i telefon, vendbanimi, që i përdorin për një infrastrukturë zgjedhore për PS. Dhe krahas emrave të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Ndërkohë vota është e fshehtë dhe e pandikueshme, po mjeshtrat e kanë vënë cilësimin në shkelje totale të së drejtës së diskrecionit dhe për të zgjedhur. Skandal ky që bie ndesh  me nenin 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria përballë varfërisë u bë dhe pjesë e kësaj skeme kriminale. Kjo skemë shantazhi do të mbetet një njollë e zezë në historinë e “Rilindjes” së mentaliteteve dhe praktikave neo-diktatoriale. Platoni shkruante se “kur dikush, apo diçka, drejtohet vetëm nga oreksi, dhe jo nga arsyeja, aty mbretëron babëzia që s’njeh asnjë kufi”. Përpos qytetarëve dhe presidentëve të Shqipërisë u është bërë peshqesh një “patronazhist”.