Ja, si administrata e shtetit u përdor në shërbim të votave të “Rilindjes”

230

Skandal/ Mesazhi në grupin e ‘Rilindjes’ në whatsapp

Sigal

Partia-shtet e ‘Rilindjes’ së kryeministrit Rama, në prag të zgjedhjeje parlamentare detyronte nëpunësit e administratës publike, por edhe të pushtetit vendor,(meqë ‘Rilindja’ ka të gjitha bashkitë), që të lënë punët e shtetit, të braktisin zyrat, shërbimet shtetërore për qytetarët dhe të dalin rrugëve për të vjelur vota për kandidatët për deputetë të partisë-shtet, ‘Rilindjes’.

Fakti

Nuk janë të rralla bisedat në grupet e PS-së që bëhen virale në internet për shkak të kërcënimeve të qarta nëpër mesazhe, për t’u bërë pjesë e propagandës me patjetër. Shpesh herë, socialistët e punësuar në administratën publike, urdhërohen të komentojnë nëpër faqet e Facebook-ut të liderit suprem apo ndonjë tjetër figure kryesore në partinë e tyre. Por kësaj radhe, mesazhi ka qenë i një tjetër natyre. Duke i njoftuar se zgjedhjet janë 16 ditë larg, autori u bën thirrje militantëve, të mos paraqiten në punën e tyre shtetërore pasi tani “do të punojnë deri në 12 të natës për të zbuluar këta njerëzit gri,” siç publikon mesazhin e plotë edhe “Pamfleti.net”.

Mesazhi i plotë

Përshëndetje! Duke filluar nga sot dhe në vazhdim, asnjë punonjës shteti s’ka pse shkon në punë. Të evidentohen njerëzit gri dhe pa informacion që keni në qendrën e votimit deri të dielën në darkë, të jenë të përfunduara listat dhe deri në 12 të natës të rrimë, po ishte nevoja. Pas16 ditësh kemi zgjedhjet. Krehjen e njerëzve grimos, e bëni kot për të mbaruar punën dhe kaq, po me seriozitet, sepse të palarat dalin shumëkollaj nga qendra. Kërkoni ndihmë, nëse nuk njihni apo gjeni njerëzit, duke përdorur të gjitha mënyrat për evidentim. Faleminderit!