Plagosje me armë zjarri në Korçë, dyshimet e para

232
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje, këtë herë në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se është plagosur një person i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Korcës jasht rrezikut për jetën.

Sipas burimeve paraprake nga policia personi në fjalë ka marrë një plumb në kofshë ndërsa mënyra se si është plagosur mundet që te jetë veteplagosje, nga pakujdesia se si ka mbajtur armën.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Korçë/Informacion paraprak 

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.