Ja lista e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi

730
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se 6 muaj, që nuk funksionon, pasi ka mbetur vetëm me 3 anëtarë, nga 9 anëtarë, për shkak të rrëzimit të shumë anëtarëve të saj nga procesi i Vettingut. Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e kandidatëve për vendin vakant për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese. Vendi i lirë mbeti më 17 Korrik, kur gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk arrit të vërtetojë pasurinë. Prej datës 25 korrik Kuvendi shpalli hapjen e procedurave të aplikimit për vendin e lirë. Aplikimin e kanë paraqitur kandidatët e mëposhtëm:

Elsa Toska

Fiona Papajorgji

Ilir Panda

Sinan Tafaj

Theodhori Sollaku

Valbona Bala

Vasil Bendo.