Ja 55, nga 129 Dekrete, Ligje e VKM për Sigurinë Kombëtare Shqiptare ende në fuqi

790
1. Ligji Nr. 8271, datë 14.01.1998 “Për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RSH dhe Qeverisë Maqedonase për rindërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare dhe shenjave kufitare në kufirin shtetëror shqiptaro-maqedonas (Fletore Zyrtare Nr. 1, Viti 1998, Faqe 3).
2. Ligji Nr. 8276, datë 14.01.1998 “Për varësinë e kapitanerisë së porteve (Fletore Zyrtare Nr. 1, Viti 1998, Faqe 8). VKM Nr. 280, datë 09.05.1998 Për shpalljen si objekt i rëndësisë së veçantë shtetërore të aeroportit të Rinasit (Fletore Zyrtare Ekstra IX, Viti 2003, Faqe 23).
3. Ligji Nr. 8440, datë 13.01.1999 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese në 20 NRT (Fletore Zyrtare Nr. 1, Viti 1999, Faqe 3).
4. Ligji Nr. 8492,datë 27.05.1999 Për të huajt (Fletore Zyrtare Nr. 20, Viti 1999, Faqe 622).
5. VKM Nr. 465, datë 10.06.1999 “Për miratimin e rregullores mbi “Bashkërendimin e veprimeve të organeve të Kontrollit shtetëror dhe të subjekteve që veprojnë në portet detare të RSH (Fletore Zyrtare Nr. 27, Viti 1999, Faqe 1049).
6. Ligji Nr. 8358, datë 06.10.1998 “Për ratifikimin e “Protokollit të Bashkëpunimit mes Ministrisë së Rendit Publik të RSH dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupat greke të mbrojtjes së limaneve për një mbrojtje efikase të kufirit bregdetar mes dy vendeve (Fletore Zyrtare Nr. 15, Viti 1998, Faqe 515).
7. Ligji Nr. 8539, datë 21.10.1999 “Për ratifikimin e “Protokollit për zgjatjen e vlefshmërisë së Protokollit të Bashkëpunimit mes Ministrisë së Rendit Publik të RSH dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupat greke të mbrojtjes së limaneve për një mbrojtje më të frytshme të kufirit bregdetar mes dy vendeve (Fletore Zyrtare Nr. 29, Viti 1999, Faqe 1147).
8. Ligji Nr. 8616, datë 01.06.2000 “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin Nr. 8440, datë 14.01.1999 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese nën 20 NRT (Fletore Zyrtare Nr. 15, Viti 2000, Faqe 711).
9. Ligji Nr. 8352, datë 04.09.1998 “Për shfuqizimin e Dekretit Nr. 178, datë 15.05.1992 miratuar me Ligjin Nr. 7568, datë 25.04.1992 “Për ruajtjen e aeroportit të Rinasit (Fletore Zyrtare Nr. 10, Viti 1998, Faqe 356).
10. VKM Nr. 125, datë 24.03.1999 “Për kompletimin organik me ushtarë rrogëtarë të policisë kufitare në sistemin e Ministrisë së Rendit Publik (Fletore Zyrtare Ekstra, Gusht 2000, Faqe 147).
11. VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 28, Viti 200, Faqe 1426).
12. Ligji Nr. 8771, datë 19.04.2001 Për kufirin shtetëror të RSH (Fletore Zyrtare Nr. 23, Viti 2001, Faqe 689).
13. Ligji Nr. 8772, datë 19.04.2001 Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të RSH (Fletore Zyrtare Nr. 23, Viti 2001, Faqe 691).
14. Udhëzim i MT Nr. 220, datë 18.07.2001 Për licencimin e subjekteve shtetërorë e privatë që kryejnë shërbimin e telekomunikacionit në ndihmë të navigimit ajror dhe kontrollit të trafikut ajror (Fletore Zyrtare Nr. 45, Viti 2001, Faqe 1419).
15. VKM Nr. 532, datë 24.09.2001 Për disa ndryshime në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 46, Viti 2001, Faqe 1447).
16. Ligji Nr. 8835, datë 22.11.2001 Për aderimin e RSH në Protokollin për shtypjen e veprimtarive të paligjshme në aeroportet që i shërbejnë aviacionit civil ndërkombëtar:” shtesë e Konventës për shtypjen e veprimeve të paligjshme kundër sigurisë së aviacionit civil (Fletore Zyrtare Nr. 56, Viti 2001, Faqe 1785).
17. VKM Nr. 669, datë 07.12.2001 Për një ndryshim në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 59, Viti 2001, Faqe 1859).
18. VKM Nr. 46, datë 07.02.2002 “Për miratimin e rregullave për funksionimin e Qendrave të Pritjes e Trajtimit të Përkohshëm të të huajve joazilkërkues (Fletore Zyrtare Nr. 4, Viti 2002, Faqe 84).
19. Ligji Nr. 8875, datë 4.04.2002 Për Rojën Bregdetare Shqiptare (Fletore Zyrtare Nr. 15, Viti 2002, Faqe 435). VKM Nr. 606, datë 04.12.2002 Për miratimin e Manualit të Rojës Bregdetare (Fletore Zyrtare Nr. 87, Viti 2002, Faqe 2553).
20. VKM Nr. 139, datë 22.03.2001 Për miratimin e rregullores për bashkërendimin e veprimeve të organeve të kontrollit shtetëror dhe jo shtetëror në Aeroportin Ndërkombëtar të RSH (Fletore Zyrtare Nr. 16, Viti 2001, Faqe 486).
21. VKM Nr. 253, datë 06.06.2002 “Për një shtesë në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrje, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 27, Viti 2002, Faqe 861).
22. VKM Nr. 665, datë 18.12.2002 Për miratimin e Projekt-Kontratës mes qeverisë së RSH dhe Lockheed Martin Global Inc për modernizimin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajror (Fletore Zyrtare Nr. 94, Viti 2002, Faqe 2773).
23. VKM Nr. 220, datë 10.04.2003 Për një shtesë në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 26, Viti 2003, Faqe 838).
24. VKM Nr. 330, datë 29.05.2003 Për disa shtesa e ndryshime në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 46, Viti 2003, Faqe 1758).
25. VKM Nr. 408, datë 19.06.2003 Për miratimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RSH e Greqisë për krijimin e Komisionit të Përhershëm Shqiptaro-Grek për ujërat e ëmbla ndërkufitare (Fletore Zyrtare Nr. 54, Viti 2003, Faqe 2186).
26. Ligji Nr. 9098, datë 03.07.2003 Për integrimin dhe bashkimin e familjeve të personave që kanë fituar azil në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 64, Viti 2003, Faqe 2875).
27. VKM Nr. 641, datë 18.09.2003 Për disa shtesa e ndryshime në VKM Nr. 665, datë 18.12.2002 “Për miratimin e kontratës mes qeverisë së RSH dhe Lockheed Martin Global Inc për modernizimin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajror shqiptar (Fletore Zyrtare Nr. 86, Viti 2003, Faqe 3188).
28. Ligji Nr. 9130, datë 08.09.2003 Për Autoritetin Portual (Fletore Zyrtare Nr. 83, Viti 2003, Faqe 3445). VKM Nr. 91, datë 20.02.2004 Për miratimin e Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil (Fletore Zyrtare Nr. 11, Viti 2004, Faqe 454).
29. VKM Nr. 100, datë 20.02.2004 Për miratimin e Studimit mbi Sistemin e Integruar të Vëzhgimit Kombëtar (Fletore Zyrtare Nr. 11, Viti 2004, Faqe 481).
30. VKM Nr. 296, datë 14.05.2004 Për ngritjen e mënyrën e funksionimit të Komitetit të Sigurisë së Aviacionit Civil të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (Fletore Zyrtare Nr. 31, Viti 2004, Faqe 2553).
31. Ligji Nr. 9281,datë 23.09.2004 Për sigurinë në anije dhe porte (Fletore Zyrtare Nr. 74, Viti 2004, Faqe 5155).
32. VKM Nr. 107, datë 25.02.2005 “Për një shtesë në VKM Nr. 596, datë 10.09.2004 “Për miratimin e statusit të Autoritetit Portual Durrës dhe për riorganizimin e tij” dhe për një ndryshim në VKM Nr. 390, datë 15.08.2002 “Për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë me forcat e Policisë së Shtetit “ (Fletore Zyrtare Nr. 10, Viti 2005, Faqe 433).
33. VKM Nr. 146, datë 18.03.2005 “Për disa shtesa e ndryshime në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 20, Viti 2005, Faqe 766).
34. Ligji Nr. 9384, datë 04.05.2005 “Për ratifikimin e Marrëveshjes mes KM të RSH dhe Korporatës Amerikane “Lockheed Martin Global Inc (LMGI). për ndërtimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare, nënshkruar në Tiranë më 15 Mars 2005 (Fletore Zyrtare Nr. 43, Viti 2005, Faqe 1560).
35. VKM Nr. 113, datë 22.02.2006 “Për lejimin e Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurë të veçantë prokurimi me korporatën amerikane “Loched Martin Global Inc (LMGI). për ndërtimin e sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare (Fletore Zyrtare Nr. 14, Viti 2006, Faqe 488).
36. VKM Nr. 124, datë 02.03.2006 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 337, datë 15.07.1999 “Për krijimin e Komisionit Qendror për problemet ujore me vendet fqinjë (Fletore Zyrtare Nr. 19, Viti 2006, Faqe 622).
37. VKM Nr. 192, datë 21.03.2006 “Për një ndryshim në VKM Nr. 596, datë 10.09.2004 “Për miratimin e Statusit të Autoritetit Portual -Durrës e për riorganizimin e tij “ (Fletore Zyrtare Nr. 33, Viti 2006, Faqe 1080).
38. Ligji Nr. 9509, datë 03.04.2006 “Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të RSH (Fletore Zyrtare Nr. 37, Viti 2006, Faqe 1166).
39. VKM Nr. 382, datë 14.06.2006 “Për disa shtesa e ndryshime në VKM Nr. 439, datë 04.08.2000 “Për hyrjen, qëndrimin e trajtimin e të huajve në RSH (Fletore Zyrtare Nr. 66, Viti 2006, Faqe 1832).
40. VKM Nr. 538, datë 02.08.2006 “Për miratimin në parim të kontratës mes KM të RSH e korporatës amerikane “Lockhed 10 69 Martin Global Inc” për ndërtimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare (Fletore Zyrtare Nr. 92, Viti 2006, Faqe 3809).
41. Ligj Nr. 8571, datë 27.01.2000 “Për miratimin e Dokumentit të Politikës së Mbrojtjes të RSH-së” (Fletore Zyrtare Nr. 3, Viti 2000, Faqe 19).
42. Ligji Nr. 8572, datë 27.01.2000 “Për miratimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurimit të RSH-së” (Fletore Zyrtare Nr. 3, Viti 2000, Faqe 43).
43. Ligji Nr. 9322, datë 25.11.2004 “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të RSH-së” (Fletore Zyrtare Nr. 98, Viti 2004, Faqe 6696).
44. Ligji Nr. 9419, datë 20.05.2005 “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të RSH-së” (Fletore Zyrtare Nr. 46, Viti 2005, Faqe 1653).
45. VKM Nr. 763, datë 14.11.2007 “Për miratimin e Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Mbrojtjes 2007-2013 (Fletore Zyrtare, Nr. 174, Viti 2007, Faqe 5332).
46. VKM Nr. 674, datë 07.12.2001 Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore (Fletore Zyrtare Nr. 59, Viti 2001, Faqe 1859).
47. VKM Nr. 361, datë 18.07.2002 “Për miratimin e Aneksit Shtesë të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore” (Fletore Zyrtare Nr. 46, Viti 2002, Faqe 1359).
48. VKM Nr. 370, datë 05.06.2003 “Për miratimin e Strategjisë për Shërbimin e Radio-Ndërlidhjes Detare” (Fletore Zyrtare Nr. 50, Viti 2003, Faqe 1966).
49. VKM Nr. 91, datë 20.02.2004 Për miratimin e Programit Kombëtar të sigurisë së aviacionit civil (Fletore Zyrtare Nr. 11, Viti 2004, Faqe 481).
50. VKM Nr. 100, datë 20.04.2004 Për miratimin e Studimit të Sistemit të Integruar të vëzhgimit kombëtar (Fletore Zyrtare Nr. 11, Viti 2004, Faqe 481).
51. VKM Nr. 668, datë 29.09.2007 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare “Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe Planit të Veprimit (Fletore Zyrtare Nr. 147, Viti 2007, Faqe 4087).
52. VKM Nr. 14, datë 09.01.2008 “Për miratimin e Strategjisë Sektoriale të Rendit Publik dhe Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Policisë së Shtetit 2007-2013 (Fletore Zyrtare Nr. 5, Viti 2008, Faqe 99).
53. VKM Nr. 522, datë 23.04.2008 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër trafikimit të mjeteve motorike (Fletore Zyrtare Nr. 72, Viti 2008, Faqe 3156).
54. VKM Nr. 1083, datë 23.07.2008 Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2008-2010 dhe të Dokumentit Plotësues “Strategjia Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Fëmijëve dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Viktima të Trafikimit (Fletore Zyrtare Nr. 131, Viti 2008, Faqe 5775).
55. VKM Nr. 1140, datë 30.07.2008 Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit (Fletore Zyrtare Nr. 138, Viti 2008, Faqe 6124).
——————————————–
Ja 15 detyrimet Kushtetuese, që duhet të realizoj Këshilli Sigurisë Kombëtare
Këshilli Sigurisë Kombëtare, sipas Ligjit Nr. 9322, datë 25.11.2004 “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të republikës së Shqipërisë”, hartuar në mbështetje të neneve 12, 78, 83 pika 1, 168 dhe 169 të Kushtetutës, shpallur me Dekretin Nr. 4424, datë 14. 12. 2004, Këshilli Sigurisë Kombëtare, ka këto detyrime, disa prej të cilave po i bëjmë prezent, duke i ballafaquar me realitetin shqiptar:
1. Propagandimin, edukimin dhe mbrojtjen e vlerave historike, kulturore, morale e shpirtërore që ngrenë lart dinjitetin e Kombit. A mbrohen këto vlera?
2. Mbron dhe respekton me ligj të drejtat dhe liritë e njeriut. A ka shkelje të drejtash të shqiptarëve edhe nga shteti shqiptar?
3. Republika e Shqipërisë synon të jetë një faktor stabiliteti e paqeje në rajon. A mund të jetë faktor paqeje në rajon, kur shteti, pushteti e politika, krijon konflikte brenda vendit? 4. Tipari dhe detyrimi themelor i Strategjisë së Sigurisë është respektimi i shtetit ligjor. Nuk mund të flitet për zbatim të shtetit ligjor në Shqipëri, kur Shqipëria nuk ka vendosur akoma shtetin ligjor.
5. Strategjia e menaxhimit kombëtar të burimeve ekonomike mbi e nëntokësore, duke u konsideruar burime strategjike që nuk duhen kaluar si pronësi në duart e të huajve. Por nëntoka dhe mbitoka e burimeve shqiptare është monopol pasurimi e burimesh jetese në duart e të huajve për ekonomitë e vendeve të huaja, dhënë prej shtetit shqiptar, në mënyrë anti-kushtetuese.
6. Goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit. A po luftohet korrupsioni dhe bazat e trafiqeve që kontrollohen nga kupolat politike e shtetërore?
7. Mbrojtja dhe rigjenerimi i natyrës shqiptare, për kushte të favorshme për jetesë për qytetarët dhe përfitime për shoqërinë. A ka ndërhyrje ligjore për mbrojtjen e mjedisit, a ka mbetur ndonjë metër katror mjedis, pyll, lum, bregdet, park qyteti, park kombëtar, kodra e male pa u shkatërruar?
8. Zhvillimi i ekonomisë kombëtare. A po zbatohet ky detyrim strategjik për pavarësi kombëtare?
9. Zgjidhja në afate optimale e problemeve jetike të popullsisë. Shqipëria është rekord botëror për problemet jetike të popullatës.
10. Bashkëpunimi i ngushtë pozitë-opozitë për çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Nuk ka asnjë koment, mbasi dihet që pozitë-opozitë kanë 24 vjet që nuk bëjnë asnjë bashkëpunim për interesat dhe sigurinë kombëtare, madje krijojnë precedent dhe situata për të cënuar këtë siguri, që të fajësojnë njëra-tjetrën për kapital politik e jo për interes kombëtar.
11. Fatkeqësitë natyrore, si një rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë, në shumë raste fatkeqësish në det, tokë e ajër, ku kulmi është me ngjarjen e 9 janarit 2004 në Karaburun ku u mbytën 20 klandestinë e kur kryeministri luante bixhoz në Greqi dhe e tragjedia e përmbytjeve të viteve 2010, 2011, 2012 në Shkodër e Lezhë, kur qeveria hapi digat e HEC-ve për pazare mafioze, ndërsa Këshilli i Sigurimit nuk u mblodh fare për këto ngjarje.
12. Një element kryesor i sigurisë kombëtare, janë lëvizjet e pakontrolluara të popullatës nga zonat rurale të vendit drejt qendrave urbane, duke lënë pa popullsi zona të shumta. Jo vetëm që nuk është kontrolluar ky proces, por këto lëvizje masive, po legalizohen me ligj!
13. Dezinformimi i opinionit publik nxit dhe shkakton destabilitetin. Kjo ka ndodhur disa herë me pasoja të rënda dhe vazhdon të ndodh edhe nga shteti e politika dhe këshilli sigurisë nuk ndalet të veproj!
14. Zhvillimi i pamjaftueshëm i arsimit, shkencës dhe kulturës
përbën rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë. Ky është realitet i hidhur e kaotik në Shqipëri, përse nuk mblidhet këshilli?
15. Ndotja e mjedisit dhe sëmundjet me karakter masiv janë rrezik për jetën e njerëzve dhe sigurinë e Republikës së Shqipërisë.
Sigal