Islami: Rama, tradhtari i Shqipërisë, Kosovës dhe vetë socialistëve

229
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami shprehet se kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si njeriu që ka tradhtuar interesat e shqiptarëve në rajon. Në një postim në Facebook, Islami numëron një sërë aktesh anti kombëtare dhe kundër partnerëve strategjikë që janë ndërmarrë nga Edi Rama.
“Rama është tradhtari më i madh i shqiptarëve të Shqipërisë… Rama ka minuar pavarësinë e Kosovës…Rama është tradhtari më i madh edhe i shumë socialisteve të ndershëm… Rama ka futur hundët në punët e brendshme të SHBA duke e cilësuar Trump “turpin e njerëzimit”… Rama i ka ngulur thikën pas shpinë Gjermanisë dhe Merkel…Rama është më së fundmi edhe tradhtari i Rilindjes… dhe i familjes se tij të ngushtë….Sepse Rama është mik i ngushte me hajdutet, kriminelet, trafikantët… dhe punon e mendon vetëm për ta si kryetari i tyre…KAQ”,- shkruan Islami në një postim në Facebook.