Abuzoi seksualisht në mënyrë të përsëritur me një të mitur, në pranga 25 vjeçari

273
Sigal

Arrestohet një djalë i ri i cili akuzohet për abuzim seksual me një të mitur.

Policia bën me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç.

Ai dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare.