Çështja McGonigal: Personi “A” Agron Neza 6 orë në pyetje nga SPAK

46
Sigal

Akt-akuza amerikane ndaj ish-agjentit special të FBI-së ka brenda saj të përmendur 72 herë emrin e Agron Nezaj

Prokurorët Federalë pretendojnë se më 4 mars 2018 Rama darkoi me Charles McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së dhe Agron Neza, një biznesmen nga Neë Jersey i cili më parë punonte në agjencinë e inteligjencës shqiptare. Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit 2018, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza.

/Telegraf.al/ Shtetasi shqiptaro-amerikan me vendlindje nga Tropoja Agron Neza i njohur si Personi A me një rol kryesor në çështjen McGonigal u paraqit mesditën e së hënë në mjediset e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit në Tiranë ku qëndroi për plot 6 orë pasi u mor në pyetje lidhur me çështjen e nxehtë. Shqiptaro-amerikani dikur ish-punonjës i shërbimit sekret shqiptar përmendet 72 herë në dosjen hetimore të Charles McGonigal ish-agjentit të lartë të FBI-së që u korruptua me shuma parash nga Shqipëria sikundër u pranua edhe në pretencën e prokurorisë federale amerikane për këtë çështje të nxehtë që përfshin prej muajsh në debate të nxehta politikën shqiptare. Treshja Charles McGonigal, Agron Nezaj si dhe një emër i tretë i identifikuar si Shefqet Dizdari rezulton në Shqipëri se në vitin 2007 të tre këta emra janë në dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregohej se kjo kompani kishte aksioner Shefqet Dizdarin me 25% të aksioneve, Agron Nezën ose Agron Nezajn me 25% të aksioneve dhe ish zyrtarin e FBI me 25% të aksioneve dhe një shtetas tjetër amerikan. Kompania e tyre kishte si objekt veprimtarie konsulencë juridike dhe studio avokatie. Por çështja bëhet më e nxehtë kur faktohen të dhëna se Charles McGonigal ende kur ishte me influencë në FBI ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Ndërsa ‘Personi B’ apo Duçka dëshmoi në Prokuroinë e Posaçme SPAK në muajin tetor të vitit që lamë pas për çështjen McGonigal e cila më në fund duket se po hetohet nga Shqipëria. Një vit më parë në 24 janar 2023 deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj Kryeministrit Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e Partisë Demokratike me paratë ruse. Në SHBA, Charles McGonigal pranoi akuzat që lidheshin me Shqipërinë. Ai u shpall fajtor për fshehjen e pagesave prej 225,000 dollarësh nga biznesmeni Agron Neza. Nga ana e tij Agron Neza ka thënë më herët se paratë që i ka dhënë McGonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama. Ai ka thënë se me kryeministrin Rama është njohur përmes ish-agjentit dhe se bashkë nuk kanë folur asnjëherë për çështje parash e biznesi. McGonigal e ka pranuar që ka marrë këtë shumë parash dhe se e ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të kryeministrit Edi Rama. Në fillim të 2024 emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama u përmend disa herë në pretencën e Kongresit Amerikan ku në një raport ishin nxjerrë fakte që tregonin se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ish-ministër dhe disa këshilltarë të kreut të qeverisë, kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington. Detajet specifike të shpenzimeve ishin pjesë e një raporti prej 156 faqesh të përgatitur nga anëtarët të demokratëve të Komisionit të Mbikqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Raporti që titullohej: “Shtëpia e Bardhë në shitje” i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve. Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, tre nga këshilltarët e kryeministrit Rama, shpenzuan secili mbi 1,000 USD, ndërsa vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Më tej në raport tregon se emrat e lobistëve që punuan për Ramën e Bashën në Ëashington. Partia Socialiste e Ramës punësoi lobistin Brian Ballard, një mbledhës fondesh i shquar për Trump dhe lobist në Uashington, kundrejt një tarife prej 20 mijë USD në muaj. Sipas raportit të Komitetit të Mbikqyrjes dhe Llogaridhënies, kryeministri Edi Rama dhe dy këshilltarë të tij kanë qëndruar në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018 dhe përkon me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për fshehje të aktiviteteve të tij të biznesit në Shqipëri dhe lidhjet me oligarkun rus, Oleg Deripaska. “Prokurorët Federalë pretendojnë se më 4 mars 2018 Rama darkoi me Charles McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së dhe Agron Neza, një biznesmen nga Neë Jersey, i cili më parë punonte në agjencinë e inteligjencës shqiptare. Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit 2018, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza.” Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën,- thuhej mes të tjerash në raport. Në Shqipëri opozita prej kohësh ka kërkuar komision hetimor për çështjen McGonigal dhe dyshimet që sipas opozitës ish-agjenti i lartë i FBI së bashku me kryeministrin mund të kenë ndikuar në shpalljen nongrata të liderit opozitar. Edhe pse Gazment Bardhi bëri një kallëzim në SPAK në janar të një viti më parë, vetëm në dhjetor do të kuptohej gjatë një takimi informal me gazetarët nga kreu i SPAK Altin Dumani kur ky i fundit informoi se po vijonin hetimet në kuadër të kallëzimit penal që deputeti Gazment Bardhi kishte bërë në Prokurorinë e Posaçme dhe për të cilin ishte bërë dhe regjistrimi i procedimit penal.