Ish – të përndjekurit: Rama të largojë nga ‘Drejtësia’ kamikazët e diktaturës

468
Sigal



Ish të përndjekurit politikë, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës së Lartë kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë përsipër të bëjë reformë në drejtësi me kamikazët e diktaturës, duke iu referuar këtu gjyqtarëve dhe prokurorëve që e kanë ushtruar profesionin e tyre në diktaturë dhe vazhdojë ende të jenë pjesë e sistemit.

 “Reforma në drejtësi është kauza kombëtare në një sistem demokratik, jo një privilegj i kamikazëve të djeshëm të diktaturës. Rama do të bëjë drejtësi me kamikazët e diktaturës. Ai ka marrë përsipër që ata që dënonin në diktaturë, sot të japin drejtësi në demokraci. Të nxirren nga sistemi të gjithë gjyqtarët e prokurorët që kanë lidhje me diktaturën. Nuk mund të ketë dy standarde në demokraci”, thuhet në deklaratën e ish të përndjekurve. Ata kanë akuzuar kryeministrin se ka bllokuar prej ter vjetësh vendet vakante në gjykatën e lartë, për t’i ruajtur ato për militantët e partisë së tij. “Gjyqtarin Ardian Dovrani, me gjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e mbani në gjykatë dhe e paguani me taksat tona. Kur Kryeministri i vendit nuk zbaton vendimin e Kushtetueses, e pakta që duhet të bëjë është të japë dorëheqjen”, thuhet në tej në deklaratë.