Ish- Presidenti Bujar Nishani : Zoti Basha dhe enturazhi i tij nuk mund të sfidojë vullnetin e 44 mijë anëtarëve të PD që e shkarkuan si kryetar

273
Sigal

 

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Bujar Nishani, ka thënë se PD ka hyrë në një proces rindërtimi. Nishani tha se Bashën e ka shkarkuar mbi 70% e anëtarësisë. “PD ka hyrë në një proces rindërtimi, ringritje të saj. Është një proces që nuk lindi nga lart poshtë, por nga poshtë lart. Është hera e parë që implementohet demokracia e drejtpërdrejtë me referendum. Sot mbi 70% e anëtarësisë kanë vendosur për shkarkimin e Bashës”, tha ai. Më tej ai tregoi dhe tekstin e letrës që i është dërguar sot(dje) Bashës, ku i njoftohet shkarkimi nga detyra. “Dhe njoftimi i sotëm(i djeshëm) që i është bërë Zotit Basha, i ka shkuar shkresa dhe me pika të shkurtra dhe shumë të qarta: Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit dhe si deputet i Partisë Demokratike do të trajtohesh si deputetët e tjerë të PD”, shtoi Nishani.  Po çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh vendimin e referendumit? Nishani tha se “merr përgjegjësi që të ketë përballë 44 mijë njerëz, në ditët në vijim do t’i shikoni”.