“Qëndresa do të vazhdojë”, Kryemadhi paralajmëron nga Teatri: SPAK të hapë sytë e të kapë sa më shpejt përgjegjësit!

282
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas qendresës gjithë natën deri në mëngjez te Teatri Kombëtar, i bëri thirrje SPAK-ut që të hap sytë e të nis hetimet për këtë skandal. Kryemadhi, përfaqësues të tjerë të LSI-së por dhe aktivistë të shumtë kanë kaluar natën jashtë në sheshin para Teatrit Kombëtar në solidaritet me Alencën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e saj para gazetarëve, kryetarja e LSI-së, tha se Teatri Kombëtar do i rezistojë kufomave politike.

Fjala e kryetares se LSI, Monika Kryemadhi

Dua të them me keqardhje, por ndoshta edhe me një kënaqësi që planet e ndërhyrjes së djeshme në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot. Më vjen keq për të gjithë ata punonjës bashkie që e kaluan natën nëpër zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve duke pritur momentin për të hyrë, por kjo qëndresë e sotme e cila nuk është asgjë tjetër dhe është gjëja më e pakët duke qëndruar syhapur dhe për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i rezistoi tërmeteve më të fuqishme që ka parë Shqipëria në 100, sigurisht që do ti rezistojë me stoicizmin e saj përballë kufomave politike si puna e Edi Ramës. Kjo qëndresë do të vazhdojë në mënyrë të përnatshme, që asnjërit të mos i shkojë në mendje që të gjejë momentet si skutha, si falsifikatorë, si njerëz që kanë frikë të përballen me të vërtetën që të vazhdojnë të bëjnë gjëra të fshehta ashtu siç bënë me vendimin e paligjshëm që e firmosën në mënyrë të paligjshme duke falsifikuar një mbledhje të Këshillit Bashkiak që nuk ka ndodhur.
Mendoj se përsëri ashtu siç ndenjën qytetarët e Tiranës dhe artistët syhapur në këto dy netë, duke i zgjatur jetën këtij teatri edhe dy netë të tjera më shumë përballë vendimit të paligjshëm të një grupi kriminal. Edhe SPAK edhe drejtësia të mbajë sytë hapur dhe të vrapojë sa më shpejt për të zbardhur dhe për të vendosur përpara drejtësisë ata njerëz që nëpërmjet shkeljes së ligjit dhe falsifikimit, deformimit, de manipulimit të opinionit publik të dalin përpara drejtësisë dhe të çlirohemi njëherë e mirë, të zgjidhet ky ngërç që e ka krijuar Edi Rama me grupet e tij kriminale dhe për lejuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë shqiptarët që të vazhdojnë jetën e qetë në mënyrë të tillë për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare, sepse pandemia, kriza ekonomike që ka krijuar Edi Rama në vend, e ka rrënuar ekonominë e shqiptarëve. Ata e ndjejnë varfërinë në tryezat e tyre më shumë, në familjet e tyre, në xhepat e tyre, sepse mjafton të merremi me studentët që vijnë nga rrethet, paratë që ata kanë humbur në shtëpitë e tyre me qera, paratë që duhet të paguajnë për vitet shkollore janë dëme shumë të mëdha në xhepat e familjeve të tyre, në xhepat e studentëve. Mos të harrojmë që janë më shumë se 20 mijë studentë që e kanë një lloj kostoje të tillë. Ata studentë që kanë këto probleme, artistët që qëndrojnë këtu, bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, qytetarë që kanë humbur vendin e tyre të punës, etj.
Pavarësisht që ne ishim një grup modest që qëndruam mbrëmë gjithë natën, ishte një gjendje relativisht e qetë, nuk patëm problem, por sigurisht që kjo protestë do të qëndrojë e përnatshme.
-Keni treguar që ka pasur tentativa për ndërhyrje gjatë natës. Çfarë ka ndodhur konkretisht?
Jo nuk kanë tentuar. Kanë pasur besimin që ne mund të largoheshim nga oborri i teatrit. Punonjësit e bashkisë kanë qenë në një gatishmëri të plotë. Ne e kemi parë, sepse lëviznim nëpër shesh, hyrjet dhe daljet në bashki që ishin kryesisht nga ata që njohim dhe ne, punonjës të ndërmarrjeve të bashkisë që kanë qenë në gadishmëri dhe rreth orës 4:30 të mëngjesit që u kuptua që asnjëri prej nesh nuk mund të lëvizte, ata u larguan.
-Për sa kohë do të vazhdojë kjo rezistencë? Do jeni çdo natë?
Nuk do të jemi vetëm ne dhe PD. Do të jenë të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë. Kishte edhe nga Shoqëria Civile që qëndruan këtu, kishte edhe shumë artistë që ishin pjesë. Kjo do të jetë e organizuar me të gjitha grupet e shoqatave, partive politike, frontit opozitar, por edhe qytetarëve që janë përfshirë në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
Megjithatë unë nuk kam autoritetin të flas në emër të tyre, aleanca për mbrojtjen e teatrit ka grupin e punës që është i përbërë nga vetë artistët dhe nga vetë vullnetarët, përfaqësuesit dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët janë ata që kanë një axhendë të organizimit të ditës, një strategji të mbrojtjes.
-Edhe një pyetje të fundit, a besoni se do të triumfojë kauza e teatrit kombëtar, kryesisht atyre mbështetësve të cilat kanë më shumë se 2 vite në shesh, se duhet të kuptojmë se pak muaj më parë, pas protestave të vazhdueshme, shtëpitë e Astirit pjesa më e madhe e tyre janë të shembura? T’ju sqaroj përsëri, se unë e kam sqaruar edhe dje, kauza e Unazës së Re nuk dështoi, përkundrazi ju keni harruar të kujtoni që Bashkia e Tiranës me Drejtorinë e Përgjithshme të rrugëve e njollosën me kryqin nazist, me kryqin e etiketimit të racizmit që mbahet mend në të gjithë njerëzimin, 960 godina dhe sot janë prishur vetëm 16 godina të cilat kanë marrë dëmshpërblimin dhe janë rreth rrotullimit të sheshit “Shqiponja” dhe disa prerje të pjesshme të godinave që kanë të bëjnë me zgjerimin e rrugës së Unazës së Re, pra ai projekt që edhe vetë banorët e kanë ditur, ku pjesa më e madhe e tyre kanë marrë kompensimin financiar.
Për ato familje që i kanë patur të pa legalizuara sigurisht që janë në procese gjyqësore, ku kanë fituar shkallën e parë, por për shkak të pandemisë dhe dosjeve të shumta që kanë Gjykatat e Apelit janë në një radhë të gjatë dhe ne i kemi ndjekur, sepse ne nuk kemi ndjekur vetëm politikisht me deklarata politike, por ne i kemi ndjekur hap pas hapi të gjithë problematikën që nuk ka të bëjë vetëm më korrupsionin 40 milionë eurove të Unazës së Re, por kemi ndjekur dhe ndihmën për shumë familjarë apo individë që nuk arrin dot të merrnin kompensimin sipas çmimeve të tregut që normalisht siç ndodh në çdo vend demokratik, kështu që unë nuk e shikoj ashtu, por ajo shikohet si një propagandë, ku kryetari i bashkisë mundohet t’ja rekomandoj njerëzve që historia e Unazës së Re është një histori suksesi, përkundrazi historia e Unazës së Re është një histori korrupsioni ku një rrugë me 2 kilometra donin ta bënin me 40 milionë euro dhe tjetra është historia e dështimit të tyre dhe historia e makrabitetit politik ose edhe njerëzor se si një bashki dhe një qeveri shkatërron 960 shtëpi banimi deh nxjerr në rrugë mbi 1000 familje për arsye se do të ndërtojë pallate në bashkëpunim me disa deputetë dhe ministra të qeverisë së saj, kështu që mendoj se faza e parë e protestës së Unazës së Re ja ka arritur qëllimin duke mos lejuar spostimin e shtratit të Lanës që prishte shumë shtëpi dhe duke mos lejuar se kishte zgjerimin e rrugës nga ana e 21 dhjetorit për ta zgjeruar rrugën me 70 metra gjerësi, kur sot aktualisht nuk ka ndodhur ky proces edhe pse korrupsioni aty vazhdon dhe Prokuroria nuk ka asnjë masë.
-Znj Kryemadhi, Z Basha qëndroi tek teatri deri në orën 1 të natës ndërsa ju qëndruat deri në mëngjes, po sonte kush do ta ketë radhën për të qëndruar pranë artistëve, në fakt mbledhja bëhet diku rreth orës 10, kur mblidhen të gjithë përfaqësuesit e strukturave, nga ne si Lëvizje Socialiste për Integrim është Kejdi Mehmetaj, ajo që e ka ndjekur gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë periudhës së rezistencë së teatrit, ajo ka qenë përfaqësuesja, ajo është personi që komunikon së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Endrit Braimllarin, të cilët kanë pjesë e tyre dhe do të shikojmë sot kush do të jetë sepse unë nuk e kam të qartë të jem e sinqertë, sigurisht që do të vij edhe vetë përsëri nga darka, ndoshta nuk do të jem për të gjitha fazën, nuk jam përgjegjëse e turnit që të mbajë përgjegjësinë, por normalisht të gjithë jemi në gatishmëri të plotë me telefonat tek koka për çdo moment , për çdo lajthitje të momentit që mund të vijë nga qeveria. Faleminderit.