Përfundon mbledhja e Bashës me krerët e PD-së/ Bllokim rrugësh çdo të enjte

420
Sigal

Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e PD dhe kryetarët e degëve, nga ku mësohet se është vendosur që të mbahen protesta me bllokimin e rrugëve çdo të enjte.

Gjatë mbledhjes në fjalë, është diskutuar edhe për protestën e radhës kombëtare, atë të 11 majit.

Basha ka kërkuar nga kryetarët e degëve të merren me organizimin, duke dalë “derë më derë”.

Referuar burimeve, në çdo qytet ku do të shkojë kryeministri Rama, banorët do ta presin me protesta, duke bllokuar rrugën.

Kujtojmë që diçka e tillë ka ndodhur dhe ditën e sotme në Shkodër, gjatë takimit të kryeministrit me banorët.