Greqia hap sot plazhet, këto janë rregullat strikte që ka vendosur qeveria

293
Sigal

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga sot. Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:

-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje

-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë

-Distanca minimale midis akseve të çadrave është vendosur në katër metra, ndërsa distanca minimale prej një metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

-Në çadra do të jenë dy shezllone, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

-Nuk do të ketë tryeza në lokale-Punonjësit do të mbajnë maska

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatet e diellit apo karriget për çdo klient.

Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.