100 ditët e para të mandatit të tretë, Kryeministri Rama mblodhi kabinetin qeveritar

221
Sigal

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorin e parë të mandatit të tretë. Mbledhja nisi në orën 09:30, pa praninë e mediave dhe u zhvillua në ‘Vila 30’, vilë e shërbimeve qeveritare dhe jo në mjediset e Kryeministrisë. Analiza e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.Nuk janë bërë ende të ditura rezultatet e kësaj analize. Kujtojmë që  Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e tretë radhazi, me 74 deputetë në Parlament.