Ish-Presidenti Amerikan, Bill Klinton do të jetë në një vizitë dy ditore në vendin tonë

52
Sigal

Të hënën rreth mesditës do të zbres në tokën shqiptare avioni që do të sjell një ndër personalitetet më të dashura të shqiptarëve, sidomos për rolin e tij kur ishte në detyrë si president i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e Kosovës. Bill Klinton do të jetë për herë të parë në një vizitë  në Shqipëri falë ftesës së bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria shqiptare. Ish – Presidenti Klinton mbërrin në Tiranë në 3 Korrik ku rreth orës 14.30 ku do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama. Klinton më pas do të akomodohet në vilën 31, një prej vilave qeveritare. Rreth orës 18.30, në selinë e qeverisë Ish-presidenti do të marrë pjesë në një takim informal me kabinetin qeveritar. Pas përfundimit të këtij takimi rreth orës 19:25 Klinton do të shkoj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të mbahet ceremonia. Ish-Presidenti amerikan Klinton dhe kryeministri Edi Rama do t’i adresohen me një fjalë të posaçme të pranishmëve dhe publikut. Pas fjalimeve Kryeministri Shqiptar Edi Rama do ta nderojë ish – Presidentin Bill Klinton, si mbështetësin e madh të Shqipërisë dhe Kosovës, me dekoratën më të lartë qeveritare  “Kordonin e Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike”. Pas ceremonisë, Kryeministri Rama do të shtrojë një darkë private për nder të ish-Presidentit Amerikan Bill Klinton. Klinton do të qëndrojë në Shqipëri deri në 4 korrik, kur amerikanët festojnë ditën e SHBA. Kjo nuk është festa e vetme të cilën Klinton do ta kalojë në Shqipëri, pasi edhe Kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen në të njëjtën ditë. Qëndrimi dy ditor do të shoqërohet njëherësh me masa të përforcuara të shërbimeve policore. Policia e Shtetit kalon në shërbim të përforcuar për të garantuar sigurinë e vizitës së ish-Presidentit të 42-të të SHBA-së, Bill Klinton në Tiranë në 3 dhe 4 korrik. Policia do të siguroj gjithë perimetrin e lëvizjes, që nga momenti kur avioni do të prek tokën shqiptare e deri në përfundim në 4 korrik.

Kush është Bill Klinton?

Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton ka lindur në 19 gush 1946. Ai ka lindur në Hope të Arkansasit, një vend i vogël me një popullsi prej 8 mijë banorësh. Në vitin 1971, Bill Klintoni u njoh me Hillary Rodhamin, me të cilën ndanin ambiciet politike. Çifti u diplomua në Yale në vitin 1973 dhe u martuan më 1975. Në vitin Bill Klinton 1978 ai do të ishte guvernatori më i ri në Amerikë pasi ia doli të fitonte zgjedhjet në Arkansas. Në vitin 1992 në moshën 46 vjeçare mori detyrën si president, gjë që e bëri edhe presidentin e tretë më të ri deri të zgjedhur. Më pas u rizgjodh edhe për një mandat tjetër presidencial në vitin 1996. Klinton është presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë kohës së tij, ShBA-të arritën zgjerimin më të madh ekonomik në kohë të paqes.

Roli i Klinton për Kosovën.

Në 24 mars 1999 Presidenti Klinton dhe Toni Blair dhanë urdhërin për fillimin e sulmeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut kundër bazave ushtarake serbe. Në orët e pasdites së 24 marsit 1999, NATO nisi fushatën 78 ditore të bombardimeve, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Urdhrin për fillimin e sulmeve ajrore e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton përmes një fjalimi historik që mbajti para popullit amerikan. Sulmet u ndërprenë më 10 qershor, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pesë vendet e përhershme anëtare, ranë dakord që në Kosovë të vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila do te administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës. Sot, 24 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqëruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël.