Ish-ministri Ylli Manjani: Si ka mundësi që parlamenti gjerman, hollandez, francez, danez e pasqyrojnë realitetin tonë shumë më mirë e korrekt së Soreca?!

598
Sigal

Gjermania, Holanda, Franca dhe Danimarka janë 4 vendet anëtare të BE skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Siç është raportuar edhe më herët , grupi parlamentar CDU/CSU, pjesë e qeverisë në Berlin, janë shprehur gjatë ditës së sotme, në një deklaratë publike, zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe ish-ministri Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani nuk heziton të “ngacmojë” edhe zyrtarët e BE në vendin tonë, më saktë ambasadorin Luigi Soreca, i cili sipas tij, nuk pasqyrojnë realitetin në vendin tonë.

“Si ka mundësi që parlamenti gjerman, hollandez, francez, danez e nuk e di tjetër e njohin dhe e pasqyrojnë realitetin tonë shumë më mirë e korrekt së Soreca dhe shefat e tij burrokratë në Bruksel?!”, shkruan në postimin e tij Ylli Manjani.