Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i PS-së propozon rrugëdalje nga kriza ekonomike
Ilir Beqaj: Të shkurtohen pagat dhe pensionet, rëndojnë buxhetin e shtetit
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, një nga protagonistët e koncensioneve në shëndetësinë publike, të përfolura, të denoncuara për mungesë transparence dhe korrupsion, madje edhe të paditura ën prokurori, më në fund, ka thyer heshtjen e tij dhe publikisht ka propozuar, që daljen nga kriza e madhe ekonomike që ka mbërthyer vendin tonë, për shkak të Covid -19 (Ishministri Beqaj nuk shikon aspak keqqeverisjen e Rilindjes në këto 7 vite si shkakun kryesor të krizës ekonomike në Shqipëri) të shkurtohen rrogat dhe pensionet. Ndëkohë, ish ministri Beqaj anashkalon faturat e koncesioneve, që me heshtjen e tij, do të thotë, që ato duhet të paguhen rregullisht nga taksapaguesit shqiptarë, meqë i kanë firmosur aid he kolegët e tij, si ish ministra.
Propozimet e Ilir Beqaj
Një vendim solemn duhet ta marrim. Vendimet tona nuk mund t’i marrim as duke përdorur krejtësisht çfarëështë krijuar në vend nga breza të tërë (të shesim pasuri e të drejta publike), as duke e transferuar barrën te brezat e ardhshëm. Megjithatë, besoj se kësaj here ka një konsensus të gjithëpranuar se zgjidhja e komponentit ekonomik të kësaj krize nuk duhet të përdorë instrumentet e përdorura në krizën financiare 2008–2009. Kësaj here duhet të jemi tëvetëdijshëm se mungesa e likuiditetit nuk duhet jetë arsyeja apo alibia për të mos provuar një masë apo një tjetër masë të caktuar. Mungesa në të ardhura fiskale nga mosarkëtimi i taksës mbi dividendin është më pak e ndjeshme sesa financimi buxhetor i pagave të luftës për punonjësit e kompanive. Një pjesë e mirë e të punësuarve të sektorit privat janë dëmtuar në të ardhurat familjare nga kriza. Po u japim një pagesë mujore modeste ekzistence të financuar nga paratë publike. Ndërsa po me para publike, po vazhdojmë të financojmë 100 % pagat e sektorit publik. Dalin apo nuk dalin në punë. Nuk më duket e ndershme. Nëse duhet ta përballojmë të gjithë bashkë krizën, duhet të marrim përsipër edhe të ndajmë barrën e saj. Një propozim këtu. Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë. Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020. Zakonisht, rreth 60% e shpenzimeve mujore për fond pagash. I bie mesatarisht rreth 5% të fondit vjetor të pagave. Pse të mos jetë detyrim një fond i veçantë për çdo punëdhënës në vend me të paktën 10 punëtorë. Nëse do të ishte 25% e fondit vjetor të pagave do të mbulonte pagat e tre muajve. Ky fond do të përdorej për situata të papritura. Mund të pranohet që në një situatë të tillë të mos paguhet paga e plotë, por 80% e pagës mesatare të tre muajve të fundit. Jo më pak se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më shumë se një shumëfish (5 herë apo 7 herë) i kësaj page. Në këtë rast do të duhet një fond sa 20% e fondit vjetor të pagave apo 4% e fondit vjetor për 5 vjet. Nëse duke filluar nga 1 janar 2021 fillojmë e krijojmë me detyrim njëinstrument të tillëfinanciar (me 4% të fondit vjetor të pagave), deri në dhjetor 2025 e kemi krijuar një rezervë financiare që na mbron deri në 3 muaj nga të papritura që mund të çojnë në pamundësi të pagesës normale të pagave. Sa më sipër ishin disa ide. Do të ftoja këdo të bëhej pjesë e një kontributi të përbashkët për çfarë, si, kur, me se…

















