Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nën hetim për “pastrim parash”

706
Konfirmohet zyrtarisht se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet për “pastrim parash” nga Prokuroria e Durrësit. Hetimi ka nisur në Durrës, ashtu siç e parashikon ligji pasi është qyteti më i afërt ku punoi ish-kryeprokurori. Ka 5 muaj KPK hetoi rreth tij, por rezultatet e hetimit nuk u bënë kurrë publike, pasi Llalla u tërhoq nga sistemi. Por me nisjen e hetimit Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të duhet të dorëzojë të gjitha informacionet e mbledhura për të tek grupi i hetimit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë. Ja për çfarë hetohet Adriatik Llalla: Neni 287 – Pastrimi i produkteve të veprës penale. (Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24)
Sigal