Ish-kryeministri Berisha: Do të krijoj koalicionin më të madh dhe me spektër të gjerë kundër Edi Ramës. Do fillojmë protestat!

212
Sigal

Ish-kryeministri Berisha ka hyrë sot në Selinë Blu, shoqëruar me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e PD-së, sipas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së datë 11 dhjetor 2021.

Nga jashtë selisë blu ishin qindra demokratë që mbështesnin Berishën. Ish-lideri demokrat foli për mediat në hyrje dhe më pas ai dha një konferencë shtypi.

Ndër mesazhet kryesore të ish-kryeministrit Berisha ishin ato që lidhej me situatën e pa zakontë pas humbjeve të njëpasnjëshme nga ana e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Por Berisha theksoi se sapo të mbarojmë punë me votimet e datës 18 dhjetor ku është thirrur anëtarsia për të votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës, sipas parimit “Një anëtar-një votë”, do të përgatitemi për protestat kundër kryeministrit Rama.

Me tej Berisha tha PD-ja me kryetarin e ri dhe organet e reja që do të votohen do të krijojë koalicionin më të madh dhe me spektër më të gjerë kundër Edi Ramës.

Berisha synon që në muajin maj-qershor 2022 të detyrojë Ramën që të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.