Bushati: Basha nuk njeh turp, por turp për ata që i mbrojnë turpin

516
Sigal

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas situatave të fundit dramtike në selinë e PD për shkak të pengmarrjes së saj nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Bushati ka theksuar se sot nuk janë turp ato që bën Basha, por duhet të jesh legen dhe i paturp që të mbrosh ato që thotë dhe bën Basha.

Gjithashtu Bushati ka ironizuar edhe deklaratat e Bashës që i qan hallin gazetarëve se janë munduar sot, pasi sipas tij, sot i kanë rrëmbyer dhe të vetmen gjë që i kish mbetur, selinë.

Sot nuk janë më turp ato që bën Basha, sot duhet të jesh legen dhe i paturp që të mbrosh ato që thotë dhe bën Basha’, shkruan Bushati në Facebook.

Hahahahhahah një tjetër perlë. Këtij i ka rënë gjëma, i kanë rrëmbyer dhe të vetmen gjë që i kish mbetur, selinë, por i qan hallin gazetarëve se janë munduar sot’.