Reali nis ‘protestën’, klubi kërkon drejtësi nga UEFA

219
Sigal

Real Madrid nuk e ka pranuar lehtë përsëritjen e shortit të Ligës së Kampioneve.

UEFA vendosi të rrotullonte goglat për herën e dytë pas asaj që e cilësoi një gabim në programin kompjuterik, duke eliminuar Manchester United nga shorti i Atletico Madrid.

Shorti i parë vuri përballë Real Madrid me Benficën, ndërsa ai dyti ishte një “bombë” për skuadrën më të titulluar të turneut, pasi do të ketë kundër PSG-në dhe makthin Mesi.

Ndërkohë, UEFA bëri të ditur se do të përsëritej shorti, Reali bëri një ankimim zyrtar, duke kërkuar që ai të vazhdonte në momentin që ishte shfaqur anomalia e kështu përballja ndaj Benfikës duhej të ishte në fuqi.

UEFA e ka cilësuar të pamundur dhe ka vendosur që të bënte gjithçka nga e para. Shpjegimet e UEFA-s nuk u pranuan nga Reali, i cili vazhdon me ankimimin e tij dhe së shpejti do të dalë me një komunikatë zyrtare që do të lexohet nga Emilio Butragenjio.