Ish-kryeministri Berisha bën denoncimin: Shefi i krimeve merr 100 euro për çdo rrënjë hashashi

263
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar shefin e Krimeve në policinë e Përmetit për përfshirje në kanabizimin e vendit, duke marrë 100 euro për çdo rrënjë hashashi të mbjellë në këtë zonë. Sipas një denoncimi të publikuar në Facebook-un e Berishës, shefi i krimeve të Përmetit është i lidhur me bandat e drogës në zonën Ballaban, Pavar, Bubs edhe kufi me Skraparin, në Vendresh të 3  edhe në Mican e Senican. ‘Shefi ju ka marrë kultivuesëve nga 100 euro për rrënjë’, – shkruan denoncuesi.

Denoncimi i Sali Berishës: “Denoncon shefin e krimeve se merr 100 euro për rrënjë hashashi. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Jam një qytetar nga Përmeti, ish -efektiv policie.  Dua të bëj një denoncim, pasi kam besim të plotë te ju. Shefi i krimeve të Përmetit është lidhur me bandat e drogës në zonën Ballaban, Pavar, Bubs, edhe kufi me Skraparin në Vendresh te 3 edhe në Mican e Senican. Shefi u ka marrë kultivuesve nga 100 euro për rrënjë.  Edhe inspektori i zonës së Ballabanit  quhet Durim edhe është i implikuar me këtë punë, urdhëruesi është shefi i krimeve Shpëtim Hakashi. Ju lutem mund ta bëni publike, por emrin tim anonim. Në zonën e Përmetit po bëhet nami.”