Endrit Braimllari: Rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë vërteton masakrën zgjedhore të 25 prillit

239
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Masakra zgjedhore e 25 Prillit është vërtetuar dhe shumë e qartë për të gjithë. Rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë nga instuticionet e ‘rilindjes’ e vërteton këtë. Tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve ishte një proces, që nisi para 25 prillit, u ekzekutua më 25 prill dhe vazhdoi hapur në sy të gjithë qytetarëve në KAS. Kryetarët e Bashkisë të partisë shtet emëruan militantë partiakë gjatë periudhës së fushatës, në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

Rritën në mënyrë fiktive ndihmën ekonomike. Përdorën administratën dhe çdo burim shtetëror në funksion të Rilindjes. Fondi i Rindërtimit u përdor në mënyrë abuzive në funksion të fushatës së ‘Rilindjes’, duke e dhënë atë muajin e fundit dhe duke favorizuar objekte apo zona në të cilën nuk ishin prekur nga tërmeti, por vetëm për të favorizuar ‘Rilindjen’ në zgjedhje. Vendimi i Komitetit Politik të ‘Rilindjes’ për heqjen e të drejtës së votës shtetasve shqiptarë, që jetojnë në Greqi apo Maqedoninë e Veriut dhe revokimin e këtij vendimi vetëm pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Rimbursimi i karburantit për fermerët, jo pa qëllim u dha ditën e shtunë, një ditë para ditës së zgjedhjeve me qëllim që të favorizonte ‘Rilindjen’. Tjetërsimi i vullnetit nëpërmjet blerjes së votës, shkatërrimi i procesit ditën e zgjedhjeve, ku kemi shtetas, që votojnë disa herë, më shumë fletë votimi në kuti sesa numri i zgjedhësve, ndërhyrja e numëruesve të rilindjes me stilolapes, duke shënuar vota për PS, janë një këmbanë alarmi sesi zgjedhjet u shkatërruan..