Klevi Pojana: Më 25 prill dënimi për këtë “qeveri harrese” do të jetë masiv dhe i paprecedent

190
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Tiranës, Klevi Pojana me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale ka denoncuar punë të tjera të lëna pas dore nga qeveria “rilindase”.

“Përtej fasadave të lyera me bojë elektorale, përtej premtimeve të dala boje, përtej mashtrimeve banale zgjedhore ngjyrë mavi ekziston Tirana e vërtetë, Tirana e lënë pas dore, Tirana e varfër.”,- shprehet Pojana në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë:

Përtej fasadave të lyera me bojë elektorale, përtej premtimeve të dala boje, përtej mashtrimeve banale zgjedhore ngjyrë mavi ekziston Tirana e vërtetë, Tirana e lënë pas dore, Tirana e varfër.
Të duhet të përshkosh vetëm 2.6 kilometra nga qendra e kryeqytetit për të mbërritur në rrugën ‘Ymer Sallaku’ në njësinë 8.
Gjendja që dëshmon fotoja nuk ka nevojë për koment.
Data 25 Prill po vjen dhe dënimi për këtë ‘qeveri harrese’ do të jetë masiv dhe i paprecedent!