Ish-Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës: Qytetarët ja dolën!

434
Sigal

Prononcim i ish-Grupit të Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës ka reaguar për tërheqjen e qeverisë nga projekti i ndërtimit të Teatrit Kombëtare me skemën e PPP-ve.

Në një deklaratë për mediat, grupi i ish-këshilltarëve shprehet se qytetarët ja dolën të anulojnë një projekt të rrezikshëm dhe të dëmshëm për trashëgiminë kulturore.

Deklarata e plotë e Grupit të i ish-Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës

Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.

Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Pavarësisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri.

Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Të bashkuar shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.