Ish-deputeti Spahiu: Nëse qeveria nuk reflekton, kriza ekonomike do të jetë e rëndë

373
Sigal

Ish-deputeti Përparim Spahiu thotë se mund të kemi një rritje automatike të çmimeve të produkteve bazë pas rritjes së euros.

Referuar kursit zyrtar, një euro këmbehet me 133 lekë, 11 lekë më shumë se sa një javë më parë.

Spahiu thotë se Banka e Shqipërisë nuk duhet të nxitet me emetimin e më shumë parave në treg.

Sipas tij, zgjidhja duhet të vijë nga qeveria, e cila duhet të heqë dorë nga tenderimet.

“Kur sheh që qeveria pagon 22 milion euro në një ditë, kur sheh që Fondi Zhvillimit së bashku me bashki vazhdojnë tenderimet si në situatë normale, them se ka vend për reflektim dhe adresim të këtyre fondeve si ndihmë për mijëra familje pa asnjë të ardhur“, shkruan Spahiu.

Sipas deputetit nëse nuk reflektohet në kohë, mund ta blejmë një bukë 500 lekë të reja.

“Nëse nuk reflektohet siç duhet mos u habisni që një bukë do ta blejmë 500 lekë (të reja gjithmonë).”

Deklarata e plotë e Përparim Spahiut në Facebook: 

Dje, një euro është këmbyer me 133 lekë, 11 lekë më shumë se sa një javë më parë. Besoj që ky trend zhvlerësimi i lekut do të vazhdojë dhe në ditët që vijnë. Për pasojë zhvlerësimi i lekut në nivele të tilla do të çonte automatikisht në rritje të çmimit të produkteve bazë.

Shumë kolegë shohin si zgjidhje emetimin e më shumë parave në treg nga Banka e Shqipërisë.

Do ti bëja thirrje Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave, që ky mekanizëm të shihej si mundësia e fundit (personalisht nuk do ta aplikoja në asnjë rast).

Kur sheh që qeveria pagon 22 milion euro në një ditë, kur sheh që Fondi Zhvillimit së bashku me bashki vazhdojnë tenderimet si në situatë normale, them se ka vend për reflektim dhe adresim të këtyre fondeve si ndihmë për mijëra familje pa asnjë të ardhur.

Kujtoj që në situatë para zgjedhore anullohet çdo tenderim gjashtë muaj përpara zgjedhjeve ndërsa sot Edi Rama vazhdo pa ju dridhur qerpiku, tenderime e pagesa edhe për punë të pa kryera.

Nëse nuk reflektohet siç duhet mos u habisni që një bukë do ta blejmë 500 lekë (të reja gjithmonë).