‘Kur të mbërrish te K-ja dil vetë’/ Këngëtari i përvishet Ramës

435
Sigal

Në këtë kohë të shpërthimit të koronavirusit, kryeministri Edi Rama edhe vetë e ka deklaruar që merret më shumë me qytetarët në facebook.

Edhe sot ai nuk i ka shmangur replikat ku pjesë e tyre kanë qenë qytetarë të thjeshtë, por edhe këngëtari Luiz Ejlli.

“Dje nxorre pensionistat, sot mamtë. Të hënën bëjë me alfabet. Le të dalin ata që i fillon emri me A. të martën me B, etj. Kur të mbërrish tek K, dil vet”, ka shkuar këngëtari.

Por përgjigja nga kryeministri nuk ka vonuar shumë, i cili shkruan: “Luiz Ejlli, humor kaps quhet ky”.

Dhe sërish Luizi, nuk e ka kursyer një përgjigje: “Po unë t’u drejtova si kryeministër me K, pastaj se të shkon mendja tjera kund…”. Dhe pas këtij komenti kryeministri nuk ka reaguar.

 

rama 8

Po ashtu shqetësimi i qytetarëve janë edhe mjetet e transportit urban, të cilat i përdor gjithkush që në këto ditë karantine shkon në punë gjithsesi.

Një qytetar shkruan: “Transporti urban, eshte bazik per gjithe popullin. Duhet te hapen, me rregull sigurisht. Pse ja beni me te veshtire akoma levizjen popullit? Kur nderkohe fare mire mund te menaxhohet”

Por sikundër edhe më parë, këto pyetje pikante nuk i shpëtojnë kryeministrit Rama, i cili përgjigjet:

“Mund te menaxhohet sipas teje, po jo sipas eksperteve, keshtu qe do me falesh po une degjoj ekspertet jo ty dhe veshtiresine e sjell lufta per shendetin, jo une!”

rama 1Me poshte komente te tjera pikante ku kryeministri ka shkembyer replika:

rama 2

rama 3

rama 4

rama 5

rama 6

rama 7