Ish-deputeti i njohur i PD-së tregon politikanin që do të rrëzojë kryeministrin Rama: Asgjë s’ka përfunduar

936
Sigal

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj shprehet se do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që do ta shembë regjimin, pavarësisht kritikave që mund të ketë.

Sipas Alibeajt, 6% e votave dolën të pavlefshme dhe asgjë s’ka përfunduar.

“Përballë nesh ishte krimi që livadhiste lirshëm në vend. Nuk mendoje se duhet ndërruar lidershipi. Ç’lidhje ka kjo? Ku ishin deri dje ata që dolën sot dhe kërkuan këtë gjë? Çfarë bënë? Ishte një administratë përpara, e dini ju çfarë do të thotë administrate e të gjitha bashkive që nën kërcënimin mos hmbasin vendin e punës, duhet të siguronin votat. Ai maturanti që ka frikën e shkollës. Është Lulzim Basha ai që do ta shembë regjimin, pavarësisht kritikave që mund të ketë. 6% e votave dolën të pavlefshme dhe lëvizin vetëm 6 apo 7 deputetë. Ato mund të përmbysin rezultatin, me gjithë këto shkelje që janë raportuar edhe pse është deklaruar tashmë rezultati. Gjithçka mund të ndryshojë. Ky është vetëm fillimi i betejës. Basha mori 622 mijë vota në një situatë më të padrejtë. Situate nuk do të jetë e qetë”, tha Enkelejd Alibeaj.