Vijon ende numërimi i votave për kandidatët në Qarkun e Tiranës, ku ka edhe surpriza sa i përket votave preferenciale.
Nga të dhënat e KQZ rezulton se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është kandidati i parë nga lista e PS, që thyen herësin e partisë.
Xhafaj ka grumbulluar 11 756 vota, duke siguruar kështu mandatin e deputetit, ai pritet të marrë mandatin e Fidel Yllit ose të Ervin Bushatit, pasi këta të fundit kanë siguruar më pak vota.
Ndërkohë, nga radhët e Partisë Demokratike, pas Luçiano Boçit në Elbasan, një tjetër kandidat thyen herësin.
Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Fier, Agron Kapllanaj, i cili ka thyer herësin e partisë.