Ish-deputeti i LSI-së, Tavo: Qeveria po çrregjistron 300 banorë në Dropull, plan i qëllimshëm elektoral

350
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, akuzon qeverinë ”Rama 2” se po çrregjistron 300 banorë në Dropull, dhe këtë ai e quan një plan të qëllimshëm elektoral. ”Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor, cilido që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor. Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

Qeveri harbute, dashakeqe dhe e ligë. E frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera. Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund.

300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull. Gabim njerëzor justifikohen por është i qëllimshëm me synim pengimin e votuesve kundër sektit të ligë e në largim të “Rilindjes.”

Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor, cilido që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë.

Ky është një plan i qëllimshëm elektoral që duhet ndalur sa më parë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor. Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin.