Iran-SHBA: Rrezik për tensione të reja në të gjithë rajonin

565
Sigal

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani nga një dron i SHBA-së në Bagdat ekspertët parashikojnë një përshkallëzim të mëtejshëm, që mund të shtrihet në disa vende. Në epiqendër të tyre ndodhet Iraku.    

Tensionet që priten pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian Ghassem Soleimani mes Iranit dhe SHBA-së mund të shtrihen në të gjithë rajonin. Sidoqoftë fillimsiht tensionet mund të përqendrohen në Irak. Në afërsi të aeroportit të Bagdadit automjeti i Soleimanit u godit nga një dron i SHBA-së. Që në Irak së shpejti mund të ketë tensionem këtë e la të nënkuptohet thirrja e ambasadës së SHBA-së në Bagdad. Ajo u bëri thirrje shtetasve të SHBA-së që të largohen menjëehrë nga ky vend. Po ashtu ata nuk duhet të qendrojnë më në afërsi të ambasadës.

Se si do të reagojë Irani ndaj vrasjes së njërit prej gjeneralëve më të rëndësishëm, kjo nuk mund të parashikohet, thotë eksperti i Lindjes së Mesme Sanam Vakil vnga Think Tank-u në Londër  Chatham House. Por përjashtohet, që qeveria në Teheran të mos reagojë ndaj vrasjes së gjeneralit. Po ashtu Irani mund të marrë një sërë masash, parashikon Vakil. “Një n dër mundësitë më të thjeshta është, që të nxisë përshkallëzimin e situatës në Irak.” Vakuumi i pushtetit i krijuar atje pas tërheqjes së kryeministrit Adel Abdel Mahdi ofron një mundësi për nxitje të tilla.

Edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë “Të Gjelbërit” në Gjermani, Omid Nouripour, mendon se dhuna në rajon mund të rritet. “Vrasja e Kassem Soleimanis është një pistë për shkarjen e shpejtë drejt një përshkallëzimi të madh ushtarak”, thotë Nuripour në nëj deklarim për shtypin. “Soleimani ishte jo vetëm një kryestrateg i agresionit iranian në Lindjen e Mesme, si në Siri apo Irak, por ai ishte edhe mishërimi i politikës së Teheranit në rajon.  Vdekja e tij do të kuptohet si një humbje e prestigjit nga ana iraniane dhe si shpallje e luftës prej amerikanëve.”

Nuk përjashtohen tensionet në mbarë rajonin

Tensionet mund të kalojnë përtej Irakut, thotë eksperti Sanam Vakil. “Soleimani kishte lidhje me Hassan Nasrallah dhe me Hisbollahun.” Nasrallah është shefi i milicëve Shiitë në Liban të sponsorizuar prej Iranit. Lidhjet atje si edhe me grupet e milicëve në Irak deri tani kanë shërbyer për ta shtrirë influencën në Lindjen e mesme nbë mënyrë jo konvencionale dhe destabilizuese, thotë Vakil. “Kësisoj nuk mund të përjashtohet, se Irani të sulmojë edhe anijet në Gjirin Persik dhe ndoshta edhe shtetet e Gjirit. Këtë ai e ka bërë edhe në shtator të vitit që sapo lamë pas.”

Po ashtu Irani mund të përpiqet të provokojë një sulm ndaj Izraelit përmes Hisbollahut. “Ndonëse në atmosferën që mbizotëron aktualisht Hisbollah nuk do të ishte i gatshëm ta bëntë një gjë të tillë. Aktualisht kjo lëvizje nuk do të involvohet në një konflikt ushtarak me Izraelin. Ndaj përshkallëzimi në lindje të Mesdheut nuk ka gjasë. E njëjta gjë vlen edhe për Sirinë. Irani mund ta konsiderojë si më me arsye. që të përqendrohet tek Iraku”, kështu i përshkruan skenarët e mudnshëm eksperti i Chatham-House.

Iran Kommandeur Al-Kuds-Brigaden General Ghassem Soleimani (Farsnews )Gjenerali iranian Ghassem Soleimani

Reagimi i paparashikueshëm i Iranit 

Vrasja është një pikëkthese, thotë eksperti ushtrarak jordanez Mamoun Abu Naëar në intervistë për Dë. Irani është id etyruar të reagojë, thekson ai. Në rast të kundërt ai nuk mund ta ruajë statusin që ka në rajon. “sidoëoftë iranianët duhet të jenë të përgatitur për një skenar të tillë. Ata ndërkohë kanë një pasues për Soleimanin, që së shpejti do të komunikohet.” Reagimi iranian ndaj vrasjes mund të ishte i shumëllojshëm, mendon Aba Naëar. “Mudn tëvrëmbehen amerikanë nga SHBA-ja në rajon. Mundtë mbyllet kalimi në Hormus. Cilido qoftë reagimi, ai do të jetë i dhimbshëm për amerikanët.” por nuk do të ketë luftë të hapur, thekson Abu Naëar. “Atë nuk mund ta përballojnë as SHBA-ja dhe as iranianët. Një luftë mund t’i vinte flakën të gjithë rajonit.”

Irani mund të aktivizojë forcat e veta në Jemen, në Siri, në Liban dhe në Irak. Shqetësuese është gjendja veçanërisht për Izraelin, tërheq vëmendjen eksperti. “Çdo përshkallëzim i madha në rajon mund ta prekë Izraelin.” Edhe një sulm nga ana e Hisbollahut libanez nuk mund të përjashtohet, sipas tij.

Aleatët e SHBA-së në rajon kanë arësye tani të shqetësohen. “Qeveritë e shteteve arabe të Gjirit janë të shqetësuara, sepse reagimi iranian mundtë ketë pasoaj edhe për ta.”

Iraku fushëbeteja e tërthortë mes dy fuqive

Vrasja e gjeneralit mund të jetë edhe një shenjë, që qeveria e SHBA-së ta rivlerësojë politikën e deritanishme për njëangazhim mëtë pakët në rajon. Gazetat arabe këtë hamendësim e kanë ritheksuar në fillim të javës në sfondin e sulmit ndaj milicëve Kataib-Hisbollah.

“Iraku konsiderohej për armerikanët që pas tërheqjes si një shtet i dështuar”, shkruan gazeta “Al-Quds al-araby”. Tani qeveria në Uashington do me sa duket të tregojë sërish një prani të përforcuar. “Në konfrontimin me Iranin duket, se tërheqja mund të destabilizojë edhe më shumë situatën në rajon.”

Edhe gazeta irakiane “Kitabat” vënë dukje, se në tensionet e përshkallëzuara sërish mes SHBA-së dhe Iranit i pari që mund të vuajë pasojat është Iraku. Atje mund të zhvillohet një luftë e tërthortë mes këtyre dy forcave. “përshkallëzimi amerikano-iranian hyn në një raund të ri, dhe sërish përplasja ndodh në tokë irakiane.” Të dy aktorët ndërkaq kanë qëllim të përbashkët, thekson kjo gazetë: “Të dy duan ta mbajnë të dobët shtetin e irakian.” Para pak ditësh SHBA qëlluan në Irak ndaj Kataib-Hisbollah, prej nga si pasojë humbën jetën rreth  30 luftëtarë. Ky sulm i vjen në favor në radhë të parë qeverisë në Teheran: “Kjo qeveri në aleancë me grupet e milicëve mund ta shfrytëzojë kaosin, për të realizuar interesat e veta.” Kësaj influence duhet t’i kundërvihet sa më shumë të jetë e mundur qeveria në Bagdad.

Kush ishte komandanti i Forcave Quds?

Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme. Ai nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e drejtuesit të operacioneve të zbulimit dhe operacioneve të fshehta ushtarake të Iranit jashtë vendit. Pentagoni tha se sulmi ajror synoi të dekurajonte sulme të ardhshme të Iranit.

Sulmi ajror goditi autokolonën e Soleimanit pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdatit
Sulmi ajror goditi autokolonën e Soleimanit pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdatit

Qassem Soleimani ishte drejtues i operacioneve klandestine të Iranit jashtë vendit. Ai shihej shpesh në fushëbetejë duke udhëhequr grupe shiite në luftën kundër Shtetit Islamik. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e një njeriu të mirënjohur në vendin e tij dhe të mbajtur nën vëmendje nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe rivali kryesor i Teheranit, Arabia Saudite.

Bashkë me të u vra një nga komandatët e milicive irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis. Të dy shihen si heronj të luftës së Iranit dhe televizioni shtetëror i mbuloi me lëvdata menjëherë pasi u njoftua vdekja e tyre.

Abu Mahdi al-Muhandis, gjatë një funerali në Baghdat, 31 dhjetor 2019
Abu Mahdi al-Muhandis, gjatë një funerali në Baghdat, 31 dhjetor 2019

Televizioni tregoi pamje të tij me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe në zona lufte me uniformë ushtarake, madje edhe kur sapo ishte diplomuar dhe drejtonte një njësi gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980-të.

Soleimani ngjiti me shpejtësi rangjet e Gardës Revolucionare të Iranit dhe u bë komandant i Forcave Quds, ku ndihmoi Iranin të krijonte aleanca në Lindjen e Mesme, ndërkohë që vendi u gjend nën presionin e sanksioneve amerikane që kanë dëmtuar ekonominë e Republikës Islamike.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Gardën Revolucionare organizatë të huaj terroriste në 2019-tën, si pjesë e një fushate presioni maksimal për të detyruar Iranin të negocionte programin e tij të raketave dhe politikën bërthamore.

Soleimani u përgjigj në atë kohë duke thënë se: çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara do të ishte “një dorëzim i plotë”.

Soleimani në Siri
Soleimani në Siri

Forcat e tij Quds rritën mbështetjen për Presidentin sirian Bashir al-Assad kur ai ishte pranë humbjes në luftën civile që shpërtheu në 2011-tën, si dhe ndihmuan milicitë që luftonin Shtetin Islamik në Irak.

Sukseset e këtyre forcave e zhvendosën Soleimanin në epiqendër të përpjekjes për shtrirjen e vazhdueshme të ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme, shtrirje të cilën janë munduar ta kufizojnë Shtetet e Bashkuara dhe kundërshtarët rajonalë të Teheranit, Arabia Saudite dhe Izraeli.

Ajatollahu Khamenei e bëri Soleimanin kreun e Forcave Quds në vitin 1998, një post ku ai ruajti një profil të ulët për shumë vite, ndërsa forconte lidhjet e Iranit me Hezbollahun në Liban, me qeverinë e Assadit në Siri, si dhe me milicitë shiite në Irak.

Soleimani, 18 shtator 2016
Soleimani, 18 shtator 2016

Gjatë viteve të fundit, ai mori një staturë më publike. Luftëtarët dhe komandatët në Irak dhe Siri postonin në mediat sociale imazhe të tij në fushëbetejë.

Autoriteti i tij në rritje brenda hierarkisë ushtarake në Iran u shpalos në 2019-tën, kur Khamenei i dha atij Urdhërin e Zolfiqar-it, medalja më e lartë ushtarake e Iranit. Kjo ishte hera e parë që medalja i jepej një komandanti ushtarak, që nga krijimi i Republikës Islamike në vitin 1979.

Qassem Soleimani duke përshëndetur Ajatollahun më 27 mars 2015
Qassem Soleimani duke përshëndetur Ajatollahun më 27 mars 2015

Në një deklaratë pas vdekjes së Soleimanit, Ajatollahu Khamenei tha se “kriminelët” që e vranë i pret një hakmarrje e ashpër. Udhëheqësi iranian shtoi se vdekja e tij, megjithëse e hidhur, do të dyfishojë rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Soleimani ishte gjithashtu drejtues i operacioneve të zbulimit dhe të operacioneve të fshehta ushtarake të kryera nga Forcat Quds. Në vitin 2018-të, ai sfidoi publikisht Presidentin amerikan Donald Trump.

Soleimani, i njohur për tonin e tij të butë, lindi në një familje bujqërish në Rabor, në juglindje të Iranit, më 11 mars 1957.

Në kulmin e luftës civile mes militantëve sunitë dhe shiitë në Irak në vitin 2007, ushtria amerikane akuzoi Forcat Quds se furnizonin me paisje shpërthyese të improvizuara militantët shiitë, të cilat morën jetët e shumë ushtarakëve amerikanë.

Soleimani pati një rol edhe më të madh në Siri. Vizita e tij në Moskë në verën e vitit 2015, ishte hapi i parë drejt planifikimit të ndërhyrjes ushtarake ruse që ndryshoi drejtimin e luftës siriane dhe krijoi një aleancë të re Iran – Rusi në mbështetje të Assadit.

Aktivitetet e tij e vendosën atë në epiqendër të sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit, së bashku me Forcat Quds, për mbështetjen ndaj organizatës Hezbollah në Liban dhe ndaj grupeve të tjera të armatosura, për rolin e tij në Siri në shtypjen e lëvizjes popullore, si dhe për përfshirjen e tij në një tentativë për të vrarë ambasadorin saudit në Shtetet e Bashkuara. Nga DW/