Instituti Amerikan: Dorëzimi i mandateve është hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë

439
Sigal

PD zhvilloi këto dy ditë konsultime me Institutin Republikan Amerikan, i cili po ndihmon forcën më të madhe të opozitës të zbatojë shumë shpejt parimin e zgjedhjes së kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë e partisë. Vendosja për herë të parë e këtij modeli dhe standardi perëndimor është përshëndetur nga drejtuesi i programit për Evropën në Institutin Republikan Amerikan, Thibault Muzergues. “Gjithmonë kënaqësi takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ka ndërmarrë një përpjekje të madhe për modernizimin dhe demokratizimin e partisë së tij, sidomos, nëpërmjet organizimit të primarëve me anëtarësinë për kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. Përtëritja e strukturave të partisë, një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.”- shkruan Thibault Muzergues. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh një ditë më parë se modeli i primareve, që PD do të zbatojë për herë të parë në Shqipëri, do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të mirë, që sjell përfaqësimin e vërtetë të njerëzve të thjeshtë dhe interesave të tyre në parlament