Inceneratorët, shpallen në kërkim ndërkombëtar Zoto dhe Gugallja

187
Sigal

Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto e Stela Gugallja, për aferën e inceneratorëve

Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoto, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Stela Gugallja është pronarja e kompanisë ‘Albtek Energy’, ndërsa Klodian Zoto, pronar i kompanisë ‘Integrated Technology Services’. Ata vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të hetimeve për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.Kujtojmë këtu se pas një hetimi të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit,  është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.Afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014. Pra, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, një histori që fillon në Elbasan me 22 milionë euroshkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë.