“Air Albania” sorollat për tre ditë shqiptarët në Stamboll

99
Sigal

 

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka folur për lëshim satelitësh, ka dështuar me kompaninë “Air Albania”, të cilën paçka se e propagandoi me bujë edhe duke aktruar si stjuardesë, prej 3 vitesh nuk ka mundur t’i zgjerojë flotën e avionëve, “emrin në qiell” dhe eficensën financiare. Moti i keq dhe me reshje të dendura dëbore ka përfshirë gjithë rajonin dhe më gjerë. E tillë duket situata edhe në Turqi, ku sipas raportimit të një qytetareje, prej më shumë se nëntë orësh janë bllokuar në Stamboll pasi avioni “Air Albania” nuk ngrihet dot për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit dhe borës. Prej tre ditësh shqiptarët kanë denoncuar që janë bllokuar në aeroportin e Stambollit nga kompania Air Albania. Mirëpo, së fundmi, ka mbërritur një denoncim që i ka vënë kapakun gjithçkaje. Një qytetar shkruan se ka tre ditë në aeroport dhe sot i kanë sjellë vërdallë pasagjerët, pasi kanë njoftuar se avioni është prishur.Ndërkohë një problem tjëër parashtrohet  nag një qztetare , që është dhe fakti se askush nuk ka shkuar për t’u kujdesur për ta dhe t’u japë ushqim. Kushtet brenda avionit janë tejet të vështira pasi mungon ndriçimi si dhe nuk kanë një tualet për të kryer nevojat personale. Në bord ka edhe fëmijë të vegjël. “Përshendeje! Jemi 9 orë brenda në avion në Stamboll dhe nuk vjen njeri as të na zbresi as të na japi ndihmën as ushqim! Air albania dhe 9 avjone tjera, pa banjo pa drit pa buk, ka dhe fëmij të vegjel këtu. Jemi ende ketu”- shkruan qytetarja te JOQ.