Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po jeton nën një diktaturë autoritare të rrezikshme, të mbështetur mbi fuqinë e drogës dhe paratë e krimit.
Në një deklaratë për mediat, ai e cilësoi regjimin aktual si “diktaturën më të rrezikshme në planet”, duke theksuar se ndryshe nga regjimet e tjera autoritare, “diktatura e Tiranës ka në dorë pasurinë dhe ndikimin që vjen nga trafiku i drogës”.Deklarata e plotë:
I largoi shqiptarët sepse shkatërroi ekonominë.
Euro dhe dollari u zhvlerësuan me 35 përqind dhe unë i kërkoj guvernatorit të Bankës të jetë transparent dhe i hapur. Stabiliteti monetar i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare për faktin se ai, para syve tanë, narkoeuro, euro e kokainës, e heroinës dhe kanabisit shtrin përtokë euron e djersës, euron e mundit, euron e krijimit, të eksportuesve shqiptarë.
Dhe këta, për shkak të këtyre narkoeurove që vijnë dhe futen me arka në rrënjët e ullinjve, këtyre u bie kursi. Dhe unë u garantoj se mijëra prej tyre falimentuan.
Çfarë pasojash të tjera?
Lexoni statistikat e INSTAT. Prodhimi industrial është në recesion. Prodhimi bujqësor është në recesion. Ka një sektor që u bë sinonim i drogës, ndërtimi. Ky është tre herë më i lartë se sa treguesi i ndërtimit mesatar në BE. Është më i larti në Europë dhe tre herë më i lartë se treguesi mesatar i BE. Faktori i dytë janë rrogat e shqiptarëve. Këto dy shtylla ka ekonomia shqiptare sot.
De facto ka drogën dhe taksat e shqiptarëve. Ndërtimi, sipas hetimeve që janë bërë, del se 80 përqind e parave të ndërtimit janë drogë, nuk vijnë nga bankat, vijnë nga arkat e futura në rrënjët e ullinjve.






















