42 milionë euro për rindërtimin/ Erdogan flet nga Laçi: Shpresoj që miqësia jonë të vazhdojë në pafundësi…

269
Sigal

Presidenti turk, Recep Tayip Ergodan, ka vizituar Shqipërinë, ku ka marrë pjesë në një ceremoni për inagurimin e banesave dhe pallateve të rindërtuara, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Erdogan tha se Turqia ka shpenzuar 42 milionë euro për 522 njësi banimi, ndërkohë që theksoi se vendi që ai drejton do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë.

“Në muajin korrik 2020, filluam menjëherë ndërtimin e kantierit, edhe pse kishte shpërthyer koronavirusi. Sot po i dorëzojmë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që në këto momente, dua t’ju urojë të gjithë përfituesve, t’I gëzoni këto banesa.
Falenderoj të madhin Zot, që gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, tërmete, zjarre, arritëm të përmbushim dhe përmbajmë premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ndër të tjera presidenti.