Ballina Aktualitet Meta homazhe në varrin e heroit Kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeu përcaktoi në...

Meta homazhe në varrin e heroit Kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeu përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë

237
Sigal

 

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, teksa sot përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Nga vendi ku prehen eshtrat e Skënderbeut në Lezhë, Meta lartësoi figurën e Gjergj Kastriotit, si simbol i identitetit kombëtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Sot është dita e kalimit në përjetësi e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, që me shumë të drejtë Fano Noli do e cilësonte shqiptari më i gjallë për gjithë shqiptarët përgjithmonë. Është jo vetëm kryeheroi kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por edhe është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe një hero i qytetërimit evropian. Ai përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë. Kjo figurë kaq e madhe, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzim kryesor i rilindjes sonë kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, shtet formim dhe pavarësi. Është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu që me veprën e tij do të frymëzojë shqiptarët për veprat e tij dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor.”, tha Meta.

Kujtojmë se sot në vendin tone, konkretisht në Laç është për një vizite zyrtare presidenti turk, Erdogan.