Ina Zhupa i bashkohet Kuvendit: Deputetët duhet të lënë pas sedrën

208
Sigal

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të demokratëve.

Ajo ka dhënë një mesazh për mediat në hyrjë të Pallatit të Kongreseve.

“Shpresoj dhe ndaj po vij që të bëjmë gjithçka është e mundur drejt bashkimit.

Përballë Edi Ramës fitojmë po të jemi të bashkuar.

Erdha këtu si një shenjë bashkimi. Është një proces dhe kjo duhet të jetë një shtyrje për të gjithë deputetët që të lënë pas sedrën dhe të bëjnë një hap drejt bashkimit për të fituar përballë Edi Ramës.

Demokratët mund të bashkohen me vullnet. Përderisa e kanë vullnetin, le ta shprehin,” tha ajo.