Edmond Spaho: Ja ku mund t’i gjejë Rama 270 mln euro për të përballuar situatën me koronavirusin

825
Sigal

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, u shpreh se nëse qeveria ka dëshirë, lekët mund t’i gjejë në buxhet për të përballuar situatën.

Sipas Spahos, së bashku me 50 mln eurot e dhuruara nga BE-ja, 120 mln nëse do të anulohen koncesionet, por edhe nëse bën shkurtime administrative shuma në dispozicion të përballimit të situatës shkon në 270 mln euro.

“120 mln euro të anulohen koncesionet, mund të bëhen shkurtime në shpenzimet administrative për 40 mln euro, 50 i dha BE-ja, të bëhen shkurtime edhe për investimet, që bëjnë gati 270 mln euro për të mjaftuar të gjitha problemet për një periudhë tre mujore. Qeveria vijon më kokëfortësi për të mos prekur koncesionet.

Të gjitha koncesionet për 2020-ten janë 120 mln euro duhet të pezullohen, me përjashtim të dializës, sepse nuk ka mundësi tani të zëvendësohet nga shërbime nga shteti” tha ai.

Kritik Spaho ishte edhe për ndihmën e biznesit të madh përmes garancisë sovrane. Ai tha se kushtet nuk janë të favorshme për biznesin e madh. “Edhe 100 mln euro gjoja garanci në banka. Biznesi nuk ka nevojë, pasi nëse punon i mbulon vetë, të financohen mjetet e xhiros.

Nëse biznesi ndërpret punën ata nuk kanë për paga dhe do të duhet që qeveria të kompensojë qytetarët duke i paguar nga buxheti. Kushtet për të marrë kredi me paketën e garancisë sovrane janë të pafavorshme. Disa thonë se edhe sot është e mundur të marrësh kredi me kushte më të mira. Pra nëse je klient i besueshëm banka të ofron me kushte më të mira’ tha ai.