Ilirjan Celibashi: KQZ dhe risitë e votimit elektronik në zgjedhjet vendore

116
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike për disa çështje për rishqyrtim. Në nisje të kësaj seance publike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin  ‘Për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave’.

Ky projektvendim ka të bëjë me zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të 14 Majit 2023, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Ilirjan Celibashi:’ Miratuam procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave nga KZAZ. Gjithashtu, u plotësuan vakancat në këshillat e bashkisë Librazhd, Durrës, Berat dhe Dibër.

Nga 18 institucione, të cilat u konstatuan në shkelje të afatit ligjor për raportimin e aktiviteteve publike dhe iu kërkua shpjegime, 12 prej tyre ofruan argumentet e tyre në seancë publike.

Hetimi administrativ për shkeljet e konstatuara për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, do të vijojë dhe të konkludohet me vendimmarrje në një moment të dytë.

Celibashi tha se për të, të dy kampet opozitare janë njëlloj, si Alibeaj ashtu edhe Berisha, por paralajmëroi se grupi i drejtuar nga Berisha rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje, prandaj përpjekjet për zgjidhje nuk duhen injoruar.