Ilir Meta: Platformat dhe energjitë për integrimin e vendit në BE, i ka dhe i konkretizon vetëm LSI

735
Sigal
Kreu i LSI, në Konventën Zgjedhore në Njësinë nr.1-Tiranë: Maturia dhe përgjegjshmëria larg ekstremizmave, tregues demokracie
Pas 26 vjetësh, ka ende një konflikt të papranueshëm, ndërsa shoqëria kërkon ekuilibër dhe zgjidhje të problemeve. Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme, sepse është një konflikt aq artificial, i cili vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria, e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve dhe jo konflikte
Politika në Shqipëri prej më shumë se 26 vjetësh, krijon konflikte artificiale dhe të panevojshme. Kështu është shprehur kryetari i LSI-së Ilir Meta, nga Konventa Zgjedhore e Njësisë 1 në Tiranë, ndërsa theksoi nevojën e një energjie pozitive që, sipas tij vetëm LSI mund ta përçojë në drejtimin e integrimit të vendit. Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”. LSI është e përqendruar te problemet dhe se ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Meta iu përgjigj edhe numrit dy të qeverisë, Peleshi, i cili disa ditë më parë u shpreh se ndryshe nga PS, aleatët kanë qasje taktike për koalicionin. Sipas Metës, avantazhi i LSI-së është se ka durim strategjik dhe qëndron për njerëzit. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta. Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi, se koalicioni qeverisës ka funksionuar më së miri, sërish aleatët në qeverisje vijojnë të dëshmojnë prezencën e tensioneve mes njëri-tjetrit. Tensionin në koalicion dhe “fitoren” e Edi Ramës për shkarkimin e ministrit të LSI Ylli Manjani, Ilir Meta e ka nënkuptuar si një fitore të përkohshme të aleatit të tij. Gjatë takimit në konventën zgjedhore të Njësisë 1 në Tiranë, Meta tha se LSI është e durueshme dhe ka nerva të forta përballë lojërave politike. LSI është e përqendruar te problemet, LSI ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Avantazhi që ka LSI-ja është që ka edhe durim strategjik, pra ka nerva të çelikta. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre”, u shpreh kryetari i LSI. Meta bëri thirrje gjithashtu edhe të lënë mënjanë gjuhën e urrejtjes në politikë, pasi për 26 vite me radhë vazhdon e njëjta histori dhe kjo duhet të marrë fund. Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”, theksoi Meta. Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 1 në Tiranë. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim z. Meta tha se LSI do të jetë një forcë e kudondodhur për të ndihmuar qytetarët, për t’i mbështetur por edhe për të sjellë optimizmin e duhur. Kryetari Meta u shpreh se vendi ka nevojë për një energji pozitive që askush më mirë se sa LSI-ja nuk mundet ta përçojë në drejtimin e vendit, në dialogun dhe në bashkëpunimin politik. Kryetari i LSI-së u shpreh se pas 26 vjetësh ka një konflikt të papranueshëm, ndërsa shoqëria kërkon ekuilibër dhe zgjidhje të problemeve. Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”,-theksoi z. Ilir Meta, duke shtuar se LSI është e përqendruar te problemet dhe se ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Gjithashtu, Kryetari Meta nënvizoi se avantazhi i LSI-së është se ka durim strategjik dhe qëndron për njerëzit. LSI është e përqendruar te problemet, LSI ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Avantazhi që ka LSI-ja është që ka edhe durim strategjik, pra ka nerva të çelikta. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta”, – deklaroi Kryetari i LSI-së ndër të tjera në fjalën e tij.