Një kirurge 89-vjeçare

496
Alla Ilyinichna Levushkina është gruaja më e vjetër në botë që punon në kirurgji. 89-vjeçarja ruse vazhdon të bëjë katër operacione në javë, në spitalin e qytetit Ryazan, në afërsi të Moskës.
Ajo është 150 cm e gjatë dhe ulet në një stol të veçantë që të ketë pamjen më të mirë të pacientëve të saj.
“Përse duhet të jetojë një kirurg, nëse jo për të punuar?’ u përgjigj ajo kur u pyet nëse ka ndërmend të tërhiqet.
Alla që nuk u martua kurrë dhe nuk ka fëmijë, jeton në një apartament me 8 macet e saj. Në nder të besnikërisë së saj ndaj punës, Alla fitoi çmimin si “Doktoresha më e mirë në Rusi”
Sigal