Ilir Meta përshëndet zgjedhjen e Erisa Xhixhos si Kryetare e Klubit Parlamentar të të Rinjve

33
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e deputetes Erisa Xhixho në krye të Klubit Parlamentar të të rinjve në Kuvend. Meta e konsideroi lajm shumë pozitiv dhe premtues misionin e ri të saj.

Në një reagim Ilir Meta tha:

“Zgjedhja e deputetes Erisa Xhixho si Kryetare e Klubit Parlamentar për të rinjtë në Kuvend është një lajm shumë pozitiv dhe premtues për të advokuar më fort në Kuvend dhe kudo në mbrojtje të interesave të të rinjve dhe përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij. Jam i bindur se me vizionin, pozitivitetin dhe natyrën gjithëpërfshirëse që e dallon deputetja Erisa Xhixho do dijë të ndërtojë një axhendë të suksesshme duke i dhënë forcën e duhur zërit të të rinjve dhe mbrojtur interesat e tyre.”