Ylli Manjani: Fakt, jo supozim, gjykatësit nuk janë as të paanshëm e as mbi palët

35
Sigal

I lemë të gjitha të tjerat, që në fund të fundit janë supozime, lexoni ligjin nr 95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve që luftojnë Korrupsionin…”, konkretisht nenin 6 të tij.  Në atë nen, ndër të tjera shkruhet se … gjykatësit e GJKKO, Prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH, duhet të pranojnë të përgjohen dhe të verifikohen nga drejtuesi i SPAK…. E kuptoni apo jo, se sa “të pavarur” apo “mbi palët” janë gjykatësit e GJKKO në sallën e gjyqit?!  A mjafton kjo provë ligjore fare për të kuptuar se gjykatësit nuk janë as të paanshëm e as mbi palët. Prandaj në sallat e gjyqeve miratohen 100% ato që  thotë prokurori!!! Ky i fundit nuk guxon të ketë autonomi në çështjen që ka, sepse e thërrasin menjëherë… Është nën përgjim dhe nën verifikim.  Jo vetëm gjykatësit, prokurorët dhe oficerët e BKH, por edhe familjarët e tyre janë nën të njëjtin rregjim mbikqyrje sipas ligjit!!!  I mbikqyr drejtuesi i SPAK jo se do, por se e urdhëron ligji.  Kush mendon ende se kemi pavarësi në këto kushte, ka problem të rëndë me shqisat, ose pastaj i rujt zoti shnetin se mendjen s’e ka në vend! Lexoni ligjin! Nuk ka asnjë vend për interpretime e supozime. Nëse nuk çlirohet gjykata nga tutela mbikqyrëse, nga ideja që gjykatësi duhet t’i japë llogari prokurorit,dmth njërës prej palëve, nuk ka drejtësi! Kaq.  Supozimet janë të natyrshme në këto kushte…