Ilir Meta, në takimin me Ali Ahmetin e BDI: Mbështetje për stabilitet dhe evropianizim në Maqedoni.

341
Sigal

 

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në takim kryetarin e partisë
Bashkimi Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti. Duke folur për median pas
këtij takimi, kryeparlamentari Ilir Meta, u shpreh: “Ishte kënaqësi, të prisja Kryetarin e Bashkimit Demokratik për
Integrim në Maqedoni, z. Ali Ahmeti, i cili është në Tiranë për të zhvilluar
disa takime. Në këtë drejtim mund të konfirmoj edhe një herë, se për ne më e
rëndësishme se çdo gjë tjetër, dhe padyshim më i rëndësishëm se çdo lloj
rezultati, është stabiliteti i Maqedonisë. Është zhbllokimi i kësaj krize
institucionale përmes zgjedhjeve të fundit, të cilat fatmirësisht u zhvilluan
në një klimë shumë pozitive dhe demokratike. Gjë që u vlerësua edhe nga
partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë mbështetur Maqedoninë për të dalë nga
kjo krizë dhe sigurisht për të ardhmen është mjaft e rëndësishme që ky proces
të përfundojë në tërësinë e tij në mënyrën më demokratike. Padyshim, për ne
kryesore është që Maqedonia të ecë përpara në rrugën e stabilitetit, të
zgjidhjes së çështjes së emrit dhe njëkohësisht përparimit të proceseve
integruese, si anëtarësimi në NATO edhe në BE. Ajo që është jashtëzakonisht
shumë e rëndësishme për ne, që të drejtat e shqiptarëve të shënojnë një progres
shumë më të dukshëm e më të prekshëm, përmes një zbatimi sa më real dhe më
konkret edhe të vetë Marrëveshjes së Ohrit. Pyetjes, nëse kishte një komunikim
me z. Ahmeti, lidhur me lëvizjet që do të bëjnë partitë shqiptare atje, për të
arritur këtë konsensus që do ta kapërcejë situatën e krizës në Maqedoni pas
këtyre zgjedhjeve, kryeparlamentari Ilir Meta, iu përgjigj: “Me sa di unë z. Ahmeti, ka pasur një
prononcim për media pas këtij takimi. Por unë mund t’ju them se e vetmja
mbështetje, sepse nuk mendoj se si z. Ahmeti ashtu edhe politikanë të tjerë
shqiptarë në Maqedoni kanë nevojë për këshilla nga ne, por mbështetja jonë
është për procese stabilizuese, demokratizuese, europianizuese. Dhe natyrisht,
kur vjen fjala për të drejtat e shqiptarëve, për rritjen e bashkëpunimit
ndërmjet faktorit shqiptar për të avancuar në të drejtat e tyre në kuadër të
një Maqedonie më evropiane. Më i rëndësishëm se çfarëdo
lloj rezultati është stabiliteti i Maqedonisë, është zhbllokimi i kësaj krize
institucionale përmes zgjedhjeve të fundit, që fatmirësisht u zhvilluan në një
klimë pozitive dhe demokratike gjë që u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët të
cilën e kanë mbështetur Maqedoninë për të dalë nga kjo krizë. Për të ardhmen
është e rëndësishme që ky proces të përfundojë në tërësinë e tij në mënyrën më
demokratike. Me e rëndësishme është, që Maqedonia të ecë përpara në zgjidhjen e
problemit të emrit dhe përparimit të proceseve integruese.
Ajo që është e rëndësishme është që të drejtat e shqiptarëve të
shënojnë një progres të dukshëm përmes një zbatimi sa më real edhe të vetë
marrëveshjes së Ohrit.