Ilir Meta, mesazh ish-Presidentit PE, z. Martin Schulz: Kontributi Juaj personal për integrimin e Shqipërisë, ka qenë kyç

447
Kryeparlamentari Ilir Meta, I ka dërguar një mesazh mirënjohjeje dhe vlerësimi të sinqertë e të motivuar, ish-Presidentit PE, z. Martin Schulz, lidhur me lënien e kësaj detyre pas zgjedhjeve të zhvilluara, duke e konsideruar jo vetëm mik personal e të Shqipërisë, por edhe mbështetës aktiv e dashamirës të vendit tonë, në proceset e integrimit në familjen evropiane. në mesazhin e tij, zoti Meta shprehet: . 
Drejtuar SH.T.Z. Martin SCHULZ
Ish-President i Parlamentit Evropian
I nderuar Martin,
Me rastin e vendimit Tuaj, për të lënë postin e Presidentit të Parlamentit Evropian, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer në krye të këtij institucioni të rëndësishëm evropian si dhe, për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur. Dëshiroj të vlerësoj dedikimin tuaj të vazhdueshëm, në mbajtjen lart të vlerave social demokrate e evropianiste dhe më lejoni, të shpreh mirënjohjen për mbështetjen Tuaj të pandalur ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve tona fqinje në Ballkan.
Ju keni qenë një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe një besimtar i palëkundur i zgjerimit të BE-së, besim që ka ndihmuar në ruajtjen e një fryme pro-zgjeruese në Parlamentin Evropian, gjatë viteve të kaluar. Mbi të gjithë, jam mirënjohës që gjatë presidencësTuaj, marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian, janë forcuar ndjeshëm në nivelin politik dhe atë administrativ, ku kontributi Juaj personal ka qenë kyç. Duke ju rishprehur edhe një herë mirënjohjen time më të thellë për bashkëpunimin dhe miqësinë që kemi pasur në vite, Ju uroj çdo sukses në angazhimet tuaja në të ardhmen!
Sigal